“Kam ardhur i përforcuar në këtë Kuvend”, Ristani zbulon personim e veçantë që e shoqëroi sot

0
447

 

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, gjatë fjalës së tij ka rrëfyer se ditën e sotme në Kuvend është shoqëruar nga i biri.

“Kam ardhur i përforcuar në këtë Kuvend, kam ardhur me tim bir i icli më ndjek me flamurin e PD”, tha Ristani.

Ristani u bëri thirrje demokratëve që të bashkohen dhe se rikthimi i ish-kryeministrit Sali Berisha ka qenë dëshira e shumë qytetarëve të cilët shihnin se si ndër vite po i rrënohej partia.

“Objektivat i ka modeste ky Kuvend, bëmë ndryshime në status do të zgjedhim Këshillin Kombëtar, por kryesorja është se Kuvendi do të konsolidojë rrugën e nisur të 11 Dhjetorit.

Kishte nevojë të rivendosje në qendër të vëmendjes. Unë besoj që nuk mund të nisim rrugën e duhur në rast se nuk kuptojmë shkaqet themelore të krizës.

Kthimi i Sali Berishës ishte kthim i mirëpritur dhe të kërkuar ngaa demokrtët të cilët prisnin”, shtoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here