Ashiku: I bëj thirrje të votojnë, demokratëve të sakrificës, të qëndresës në Peqin!

0
216

Arjan Ashiku është kandidati demokrat që voton përballë kolegut Mustafa Pashja në Peqin për kreun e Partisë Demokratike të kësaj dege. Në një prononcim për gazetarin Migen Sejdini të SYRI TV, z. Ashiku tha:

“Procesi i votimit në Peqin vazhdon me ritme normale. Ka filluar në orarin e përcaktuar dhe ka pasur fluks votimi, që tregon një interesim. Mendojmë dhe kemi bindjen se në këtë formë do të shkojë deri në mbyllje dhe i uroj kundërshtarit garë sa më të bukur.

Për sa i përket anëtarëve të PD-së, anëtarëve të sakrificës, anëtarëve të qëndresës, unë i bëj thirrje që të vijnë në votim, të jemi të bashkuar që të jemi përballë këtij regjimi, regjim që po e mbyt shoqërinë tonë dita ditës. Vetëm qenia të bashkuar e mposht këtë regjim dhe unë këtë i kërkoj anëtarësisë, asgjë tjetër: që të vijnë të gjithë të bashkuar pavarësisht rezultatit ; të jemi të gjithë bashkë kundër regjimit dhe kundër tiranisë.“/ar.sh/SYRI.TV

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here