“Tryeza palaçollëk”/ Paloka: Rama e ka caktuar se kush do të jetë President!

0
130

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, deputeti Edi Paloka shprehet se Edi Rama e ka caktuar se kush do të jetë Presidenti i ardhshëm.

Në ‘Frontline’, Paloka e ka konsideruar një teatër kërkesën e PS për bisedimet që do të fillojnë ditën e nesërme me opozitën për emrin e ri të Presidentit.

“Nuk ka naivë të besojë se Rama po zhvillon një proces për të gjetur President. Është e gjitha një teatër që ka regjizor Ramën. Ai e ka caktuar se kush do të jetë Presidenti. Është thjesht lojë. Do të vijojë deri kur të votohet dhe ta zgjedhi presidentin që ka në kokë. Edhe po sikur të ketë rënë dakord me Alibeajn, që edhe kanë një bazë tek takimet e ambasadores Yuri Kim, Alibeaj është në një pozicion të vështirë të bjerë dakord me ta. Nuk diskutohet që president do të zgjidhet ai që do Rama“, u shpreh Paloka.

Duke u ndalur te ftesa e PS për Enkelejd Alibeajn për tryezën e konsultimeve për Presidentin, Paloka thotë se ai nuk është më kryetar i grupit parlamentar të PD dhe si rrjedhojë nuk përfaqëson deputetët.

“Alibeaj nuk është më kryetar i Grupit Parlamentar. Nëse ai nesër shkon në një takim duhet të dijë se nuk ka marrë as tagrin e atyre deputetëve që janë jashtë Komisionit të Rithemelimit. Është një show i neveritshëm për t’i treguar shqiptarëve se Rama po pyet opozitën. Nëse hyn Alibeaj në këtë lojë është në vazhdën e lojës së Ramës. Ne nuk bëhemi pjesë e lojrave të Ramës. Ne nuk do kishim komunikim edhe sikur ata të donin të komunikonin me ne për Presidentin. Nuk bëhemi pjesë e një palaçollëku”, tha ai.

Paloka shton gjithashtu se ishte vetë Basha ai që nxori thashethemin se do të kandidonte për President të Republikës.

Do të ishte shumë diskredituese. Këtë e ka nxjerrë vetë Basha si thashethem për të mbajtur ata 5 vetë se do të rikthehet sërish.Rama nuk e kalon Presidentin kurrë në popull”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here