Pamjet e patransmetuara më parë/ Momenti kur ekzekutohet vëllai i Talo Çelës! Qëllohet nga tre persona, njërit i bllokohet pistoleta dhe thërret shokët

0
154

Bujar Çela, vëllai taksist i të shumëkërkuarit Talo Çela, u ekzekutua më 17 shtator të vitit 2020, në një lokal në Bradashesh të Elbasanit. Ai ishte i ulur në një lokal të zonës dhe priste të niste punën, herët në mëngjes, kur tre persona të maskuar e ekzekutuan pa mëshirë.

Siç shihet dhe nga pamjet, e gjithë ngjarja ka ndodhur për rreth 20 sekonda dhe ekipi i “vrasësve” përbëhet nga tre persona. Ata kanë qëlluar fillimisht në drejtim të Bujar Çelës nga një distancë rreth 5-6 metra.

Duke qenë se Talo Çela lëvizi nga vendi dhe ra në tokë, afrohet një nga autorët, gjysmë i maskuar. Pas 2 sekondash vjen një tjetër person me kapele dhe me antiplumb, i cili matet të qëllojë por i bllokohet pistoleta dhe bën me shenjë të afrohen dhe dy shokët.

Rikthehet sërish pranë trupit të rrëzuar, personi i cili qëlloi i pari, por nuk kuptohet nëse i shkrep arma. Pas tij, një tjetër person i veshur me tuta sportive dhe me maskë qëllon disa herë dhe largohet. Talo Çela shihet duke u dergjur në tokë, në momentet e fundit të jetës. (Pamjet: Abc News)

Për këtë krim, akuzohet Nuredin Dumani. Sipas dosjes së SPAK, 20 minuta para vrasjes Dumani rezulton se furnizoi me karburant makinën, që u përdor në këtë ngjarje. Kjo provohet nga shenjat e gishtave të lëna në paratë që u ble karburanti.

Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Nuredin Dumanin i akuzuar për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Masa iu komunikua tek Spitali i Traumës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here