Ozuni: Bordi s’është efektiv, ja pasojat e ndryshimit të çmimeve çdo ditë

0
122

Eksperti i ekonomisë Ferjold Ozuni i ftuar në emisionin ‘Ekonomi Plus’ me Klaudia Karabollin në Syri Tv, komentoi krizën e çmimeve në vendin tonë.

Ozuni tha se ndryshimi i çmimeve nga bordi po bëhet çdo 2-3 ditë, ndërkohë që furnizimet nuk bëhen po në të njëjtën kohë.

“Situatë që nuk kërkon rishikim të çmimeve çdo ditë. Do ishte e mjaftueshme një herë në 10 ditë.”-tha Ozuni.

Sa i përket çmimit të karburantit Ozuni është i mendimit se qeveria ka mundësi që ta zbusë këtë barrë që bie mbi kurrizin e qytetarëve.

“Qeveria mund të bëjë shumë më shumë. Ka mënyra për ta zbutur këtë barrë që bie mbi qytetarët.

E vështirë të bësh lëvizje të çmimit të karburantit çdo ditë dhe të presësh stabilitet ekonomik.”-deklaroi Ozuni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here