Populli në mjerim, Qeveria në piedestralin e vjedhjeve të fondeve publike!

0
109
  1. Nga Faslli Zholi, Kryetari i LSI, Bashkia Maliq

Të dashur miq, të dashur bashkëqytetarët e mi, të dashur Shqiptarë që punoni dhe jetoni me dinjitet si ju në Shqipëri dhe ju në Diasporë.

A nuk ka ardhur momenti të themi disa të vërteta dhe të pajtohemi me to:

1~ A nuk është kjo qeveria e kanabizimit të vendit dhe sot kemi një ministër të dënuar.

2~ A i harruat që do paguani 140 milionë Euro për kapriçot e kryeministrit dhe lali.Zdromsit.

3~ Mos vallë keni harruar se kilometri i rrugës shkon 20milion Euro, shembull kemi Unazën e Re tek Astiri.

4~ Po ÇekApin e famshëm të Vilma Nushi dhe Ilir Beqas si edhe shëndetësinë falas e harruat.

5~ Tani kemi edhe vjedhjen energjitike “Fjerza u tha” dhe askush nuk merr përgjegjësi si dhe me akt dorheqje.

6~ Po vjedhjen e oligarkisë bandite, shportën ushqimore, naftën dhe gazin me pretekstin jemi në luftë.
•Kurse kjo vjedhje i vuri kapak:

7~ Vjedhja e inceneratorëve, 600milion Euro investime publike të marra nga Mirel Mërtiri, Stela Gugalla dhe Klodjan Zoto. Po pse vërtet këtyre ju besuan 600milion Euro fonde publike pa firmën e Edi Ramës????…..

Të dashur miqtë e mi kësaj qeverie i ka ardhur fundi.

Popullit i ka vajtur “thika në palcë” dhe “litari në fyt”.

Ju bëj thirrje të reflektojmë së bashku për të rrëzuar qeverinë më të keqe të 32 viteve tranzicion.

Kësaj i thonë vjedhje pa dhunë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here