Përfundon faza e parë e ristrukturimit të PD Dega Vlorë/ Të dielën zgjidhet kryetari, ja kandidatët

0
122

PD Vlorë ka përfunduar fazën e parë të ristrukturimit të degës duke zyrtarizuar edhe kandidatët për kreun e kësaj dege.

Duke ftuar demokratët të marin pjesë masivisht, anëtarit të Komisionit të Rithemelimit Genc Deromemaj, njofton në Facebook se, ditën e diel datë 17.04.2022, nga ora 08:00 deri më 18:00, pranë “Pallatit të Kulturës Labëria” (salla e Galerisë, kati i parë), në zgjedhjet për Kryetar PD Vlorë.

Postimi i plotë i Genc Deromemaj:

Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike Vlorë!

PD Vlorë përfundoi fazën e parë të ristrukturimit të degës. Ku nga propozimet në proces, kandidatë për Kryetar PD Vlorë janë:

– ATIRD NURI HOXHA

– EDMOND CAUSH BANUSHAJ

– FATJON BESIM FEJZAJ

– LORENC SAZAN DANAJ

Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë anëtarët e PD Vlorë nga Dhjetor 1990, Ditën e Diel datë 17.04.2022, nga ora 08:00 deri më 18:00, pranë “Pallatit të Kulturës Labëria” (salla e Galerisë, kati i parë), në zgjedhjet për Kryetar PD Vlorë.

Shënim:

Anëtarët duhet të paraqiten me Kartën e Anëtarësisë dhe Dokumentin e Identifikimit në ditën e votimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here