Vrasjet e Tiranës, zbulueshmëria zero, si po arkivohen ngjarjet njëra pas tjetrës

0
96

Vrasjet dhe zbardhja e tyre vijon të mbetet problem kryesor jo vetëm për vitin 2022 por edhe për atë që lamë pas, fundi i të cilit si çdo vit në Shqipëri u mbyll me krime të rënda. Në 13 nëntor të vitit 2021 rreth orës 20:00 në një kohë kur zona e Astirit ishte e tejmbushur me makina dhe qytetarë që lëviznin, dy të rinj u ekzekutuan gjatë një atentati.

Erigers Mihasi dhe Armand Dumani udhëtonin me një makinë tip Audi kur në lëvizje nga një tjetër makinë u lëshua një lumë plumbash që i morën jetën në vendngjarje. Edhe pse krimi ndodhi mes njërit prej segmenteve që ka trafikun më të ngarkuar në Tiranë sërish policia nuk mundi të ndalojë autorët apo të zbardhë ngjarjen.

Nuk do të kalonte shumë dhe më 23 dhjetor pak para festave të fundvitit Can Kariçi u ekzekutua në Kamëz. 35-vjeçari sapo kishte dalë nga një bar dhe pak para se te hipte në mjetin e tij u qëllua nga dy persona që u afruan pas tij me makinë. Në atë kohë u tha se ndaj Kariçit me precedentë penale ishte qëlluar me silenciator. Edhe për këtë rast policia nuk mundi të mësojë më shumë se sa precedentët e viktimës.

Më 4 janar të vitit 2022 rreth orës 16:00 në kohën kur rruga Don Bosko ishte mjaft e populluar breshëritë e automatikut i morën jetën Erion Çelës dhe lanë të plagosur katër persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë shkaktoi panik mes banorëve të zonës pasi ndaj viktimës dhe personave të tjerë me të u qëllua nga rruga kryesore në drejtim të barit ku kishte dhe klientë të tjerë. Edhe pse ngjarja  u regjistrua në janar, sot hetimet për policinë dhe prokurorinë vijojnë.

Krimet e metropolit shqiptar që policia e Tiranës vijon t’i skedojë iu shtua dhe vrasja e Iljaz Çalit ne autostradën Tiranë-Durrës. Edhe në atentatin që i mori jetën 37-vjeçarit u qëllua nga një makinë tjetër në lëvizje duke rrezikuar kështu dhe jetën e drejtuesve të tjerë të mjeteve në autostradë.

A2 CNN

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here