SKANDALI/ Veliaj doli garant, por qeveria paguan detyrimet për landfillin e Tiranës

0
154

Miratimi i koncesionit të landfillit të Tiranës është marrë pas argumentit se bashkia e Tiranës ka dhënë dakordësinë.

Madje pas shkresës së datës 27 mars të vitit 2017, ministria e Financave dhe ajo e Mjedisit deklarojnë se landfilli i kryeqytetit do të përballohet me kostot e vetë bashkisë duke mos rënduar buxhetin e shtetit.

Dhe kjo e faktuar me komunikimin me shpejtësi mes palëve. Por në fakt dokumentet flasin krejt ndryshe.

Të gjithë palët kanë pasur në dorë studimin ku pranohet se kosto nuk mund të përballohet nga institucionet vendore, ndaj dhe do të duhet financimi nga buxheti i shtetit.

Pikërisht në studimin e fizibilitetit të dhjetorit të vitit 2016 është edhe tabela e financimit të landfillit në një periudhë 30 vjeçare.

Dukshëm në 10 vitet e para është qeveria ajo që duhet të paguajë më shumë, e më tej vetëm në vitin e 20 të kontratës pushteti vendor nis të përballojë më shumë kosto.

Pikërisht në faqen 89 dhe 90 të këtij studimi përcaktohet kosto prej 29.05 eurosh për ton mbetje që do të paguajnë bashkitë e qarkut Tiranë.

“Kryesisht mbetjet do të jenë prodhim i banorëve të bashkisë Tiranë. Duke qenë të vetëdijshëm në lidhje me buxhetet respektive të bashkisë së Tiranës, Vorës, Kavajës dhe Kamzës, është parë e arsyeshme që këto katër institucione, por kryesisht bashkia Tiranë, të subvencionohen nga shteti për përballimin e kostove të depozitimit të mbetjet në impiant me qëllim realizimin e një trajtimi tërësisht mjedisor të tyre”, thuhet në dokument.

Më tej thuhet se për vitin e parë të operimit, bashkia Tiranë ka marrë përsipër që do të vërë në dispozicion të pagesave për depozitimin e mbetjeve vlerën prej 1 milion euro.

E konvertuar në ton mbetje është e barabartë me pagesat që do të nevoiten për 34.365 ton mbetje në një vit.

“Diferencën e pagesës për mbetjet Brenda të njëjtit vit kalendarik, bashkia do ta përballojë me vlerat e financimeve që do të marrin në buxhetin e saj nga qeverisja qendrore”, thuhet në studim.

Në fakt opozita ka akuzuar se Veliaj përmes kësaj firme ka marrë parasysh shpenzimet pa miratimin e këshillit bashkiak duke ndikuar dhe në nënshkrimin e kontratës. Por tashmë dokumentet janë nën hetimin e SPAK.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here