Si juristët me “kartelë juridiku” po marrin në qafë shtetin shqiptarë!

0
159

Nga Av Erald Aga për Studio Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm

“Qeveria Shqiptare” në mesnatë ka botuar në Fletoren Zyrtare Nr 64 – 2020 dt 10.04.2002, një pjesë të akteve ligjor që mbajnë datën e gati 1 muaji përpara por që ne si Studio Ligjore Aga & Goxhaj kemi që përpara 1 muaji që ju themi që janë NUL , pa vlerë juridike nëse nuk botohen në “Fletoren Zyrtare”. Cfarë ndodh me botimin e këtyre akteve që mbajnë datën e 1 muaji përpara por që janë botuar nga “Qeveria Shqiptare” vetëm dje në darkë vonë në datën 10.04.2020? • Të gjithë këto akte të botuar në funksion të COVID-19 në Fletoren Zyrtare pasojat ligjore i sjellin nga data 10.04.2020 e në vazhdim. Cdo gjë që ka ndodhur deri në mesnatën e datës 10.04.2020 është NUL. Pra, skanë asnjë vlerë ligjore. • Të gjithë ndalimet, kufizimet që “Qeveria Shqiptare” ka kryer si për individët apo bizneset përmes këtyre akteve e që nuk janë botuar në Fletoren Zyrtare më përpara për periudhën që parashikonin e pretendonin rregullimin e situatës nga COVID-19, janë NUL, pa vlerë ligjore sepse vlefshmërinë e marrin në datën 10.04.2020 dhe vetëm për masat e parashikuara në këto akte pas kësaj date; • Cdo qytetar shqiptar mund t’i drejtohet gjykatave shqiptare madje të dërgojë cështjen deri në Gjykatën e Strasburgut ku lista dhe shuma e dëmshpërblimit ndaj tyre do të ishte disa fishi i faturës së “Bechetit”; • Cdo akt ligjor i botuar në Fletoren Zyrtare nga ministritë përkatëse në lidhje me rregullimin e situatës të shkaktuar nga COVID-19 sërish nuk ka vlerë ligjore nëse baza ligjore e miratimit të aktit nuk është VKM 243 dt 24.03.2020 “Për shpalljen e gjendjes jashtëzakonshme” dhe nenet 170 e 175/2 të Kushtetës. Sepse liritë dhe të drejtat themelore kushtetuese kufizohen vetëm në këtë mënyrë sipas Kushtetutës. Pra, “Qeveria Shqiptare”, si një ndjekës i rregullt i Studios Ligjore Aga & Goxhaj ka filluar të kuptojë që cdo vendim i marrë nga organet shtetërore përmes profilit të facebook-ut të Kryeministrit është NUL, i pavlerë ligjërisht. Por i bëjmë thirrrje “juristëve me kartelë” pranë “Qeverisë Shqiptare” që të kopjojnë mirë këto që shkruajmë në mënyrë që të kthehemi tek shteti ligjor e të mos mbetemi akoma tek shtetit i facebook-ut. STUDIO LIGJORE AGA & GOXHAJ +355 67 634 0 634

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here