Petrit Vasili: Fakte te reja, skandalet e inceneratoreve thellohen!!

0
207
Fakte te reja, skandalet e inceneratoreve thellohen!!
?Toka shteterore u lejua te lihej peng ne Banke qe Kompania e Inceneratoreve te merrte 8 milion euro kredi.
?Kredia u miratua nga Bashkia e Tiranes dhe Ministria e Industrise dhe Energjise pikerisht ne nentor te vitit 2021, kur ishin bere prej nje viti kallzimet ne SPAK dhe kur kishte filluar hetimi dhe sekuestrimi i dokumentave nga SPAK.
?Banka pasi i dha 6.9 milio euro kredi Kompanise se Inceneratoreve ndaloi dhenien e 1.1 milion sepse kishte filluar hetimi.
?Banka per interesat e saj tregohet shume e pergjegjshme ndersa Bashkia e Tiranes dhe Qeveria, te cilat ne shperdorim flagrant te detyres dhe te interesit publik lene peng pronat ne dore te mafiozeve te inceneratoreve qe ishin nen hetim.
?Bashkia e Tiranes merr 12 automjete per perdorim nga Kompania e Inceneratoreve te Tiranes me sebepin e pandemise, kur kjo kompani ska asnje lidhje me shitjen apo dhenien me qira te automjeteve.
?Kompania e Inceneratoreve duke mos pasur asnje lidhje me dhenien me qira te automjeteve, shkon dhe i merr hua per llogari te Bashkise ne kompanite, qe leshojne automjete me qira.
?Kater automjete merren me qira nga Kompania e Inceneratoreve tek Kompania Albarent ku adminstratore eshte gruaja e Drejtorit te pergjithshem te Sherbimeve te Trasportit Rrugor Blendi Gonxhe.
?Vetem per qira te kater automjeteve jane paguar 38400 euro ne vit.
?Marreveshje eshte 2 vjecare dhe ne teresi 12 automjetet shpenzohen rreth 200 mije euro qe Kompania e inceneratoreve i paguan per Bashkine e Tiranes per nje sherbim, qe ska asnje lidhje me incenerimin apo trajtimin e mbeturinave.
Faktet flasin vete!
SPAK ka detyrimin te hetoje se si po shkaterrohet interesi publik dhe te coje pergjegjesit perpara drejtesise.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here