Pesë ngjyrat e pashëndetshme në fytyrë

0
222

Sipas mjekësisë tradicionale kineze, ngjyrat e pashëndetshme të fytyrës përfaqësojnë pesë lloje sëmundjesh.

Sëmundjet e brendshme mund të shkaktojnë ndryshimin e ngjyrës së fytyrës, ndërsa treguesit e fytyrës së shëndetshme ndryshojnë sipas racave të ndryshme.

Ngjyra e verdhë e fytyrës mund të shkaktohet nga disa ushqime të veçanta ose nga sëmundjet. Shumë fruta dhe perime, si karota, kungulli, spinaqi etj. përmbajnë shumë betakarotinë, që mund të shkaktojë zverdhjen e fytyrës pas ngrënies së shumtë të këtyre frutave dhe perimeve.

Përveç shkaqeve ushqimore, verdhësia në fytyrë mund të vijë nga mëlçia e zezë, gurët në tëmth, fshika e tëmthit, kanceri i tëmthit etj.

Ngjyra e bardhë e fytyrës: haset te të sëmurët e prekur nga anemia (e shkaktuar nga kequshqyerja, sëmundjet e humbjes së gjakut etj), leukemia, sëmundjet e mushkërisë etj.

Përveç kësaj, njerëzit që nuk dalin jashtë shtëpisë për një kohë të gjatë, mund të kenë fytyrë të bardhë, transmeton Telegrafi.

Ngjyra e kaltër e fytyrës vjen nga mungesa e oksigjenit. Sëmundjet e lindura të zemrës, dobësia e zemrës etj. mund të shkaktojnë ngjyrën e kaltër të fytyrës.

Ngjyra e zezë është treguese e sëmundjeve kronike. Mosfunksionimi kronik i veshkës, mosfunksionimi kronik i zemrës dhe i mushkërisë, cirroza e kanceri i mëlçisë së zezë etj., mund të shkaktojnë nxirjen e fytyrës.

Përdorimi i disa llojeve të ilaçeve kundër kancerit është arsyeja tjetër për nxirjen e fytyrës.

Ngjyra e kuqe. Skuqja në fytyrë mund të vijë nga zgjerimi i enëve të gjakut në fytyrë, që mund të shkaktohet nga emocionet, çrregullimet neurotike e ato endokrine dhe shumë arsye të tjera.

Skuqjen në fytyrë e shkaktojnë tensioni i lartë i gjakut, tuberkulozi, tumori karcinoid, menopauza, etj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here