“Filozofia e tij destabilizuese”, Berisha: Soros predikoi spastrimin etnik të Veriut të Kosovës!

0
121

Lideri historik i PD, Sali Berisha tregoi përplasjet me George Soros të cilat datojnë që nga fillimi i viteve ’90, kur miliarderi amerikan financonte organizatat e majta marksiste-leniniste nën petkun e Shoqërisë Civile. 

Gjatë promovimit të librit të Matt Palumbo, ‘Njeriu mbrapa perdes’, i cili është një zbërthim i rrjetit të Soros, Berisha tha se manjati amerikan qëndron pas kapjes së Reformës në Drejtësi, si dhe mban autorësinë e idesë për spastrimin etnik të Veriut të Kosovës dhe nismës Open Balkan.

“Ju e dini historinë time me të. Fillon në vitin 1992. Erdhi, e mirëprita, filloi të ndihmojë Shoqërinë Civile. E vlerësova. Njerëzit nuk kishin mundësi të udhëtonin. Anëtarët e Shoqërisë Civile në Shqipëri nuk kishin asnjë shans të bënin ndonjë projekt. Të gjitha këto i vlerësova me njerëzi. Për kuriozitetin e shgkrimtarit e them këtu se u detyrova të përzë dy bashkëpunëtorët e tij nga Shqipëria, për arsye se u kapën në flagrancë duke bashkëpunuar me rezidencin jugosllav në Tiranë, por unë, për të mos arrestuar shtetas amerikanë në Tiranë, Fran Nazi dhe Fred Abrahams, i përzura. Paqja u vendos midis meje dhe Soros, për këtë episod. Por kur pashë pas 5 vitesh se organizatat e krijuara prej tij ishin celula marksiste-leniniste, ishin që të tëra të majta dhe të ekstremit të majtë, atëherë unë u ktheva në vitin 1990.  

Ajo që i vuri kapakun çdo gjëje ishte Reforma në Drejtësi. Kishte hartuar fshehtaz planin strategjik të viteve 2013-2017, pasi ikëm ne nga pushteti. Pse fshehtaz? Sepse atë e publikoi Wikileaks. Ç’të shohësh aty, në Shqipëri pika e parë ndryshimet Kushtetuese nga Fondacioni që s’kishte asnjë lidhje me Kushtetutën. Reforma në Drejtësi dhe Reforma Elektorale. Ndryshimet Kushtetuese i jepnin drejtësinë PS-në dhe Edi Ramës. Por truri i Reformës ishte totalisht Sorosian, krejtësisht me bashkëpunëtorë të tij. Dhe pasi kaloi Kushtetuta dhe Ligjet Organike, e rrënuan reformën, sollën ish-gjykatës të diktaturës, ish-prokurorë të gjyqeve të diktaturës komuniste, vëllezër të ministrave, ish-ministra. Sot Drejtësia në Shqipëri është në kontrollin më të rreptë“, tha Berisha.

Filozofia që përfaqëson Soros, tha Berisha, është destabilizuese dhe hipokrite, duke iu referuar ‘Open Balkan’ nismë e cila mbështetet nga manjati i cili njëkohësisht ideoi spastrimin etnik të Veriut të Kosovës.

“Në çdo takim, sikur të ishte mbret, Alex Soros merr pjesë. Pse? Ai e di. Ka një linjë politike që është absolutisht destabilizuese. Soros ka ngritur hipokrizinë në sistem.

Predikoi spastrim të pastër etnik në Veriun e Kosovës. Ky që propagandon shoqërinë e hapur u bë promotor kryesor i vendosjes së kufijve të pastër sipas lijnave etnike. U dëshpërova kur pashë këtë hipokrizi të jashtëzakonshme të tij. Filozofia e tij, kam arritur në përfgundimin është filozofia e hipokrizisë”, u shpreh Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here