reu i PBDNJ Vangjel Dule tha në emisionin “Scrolling” se kryeministri Edi Rama nuk mund ta mbajë në burg Fredi Belerin pas zgjedhjes së tij si eurodeputet.
Sipas tij raportet e forcave mes “kryeministrit autokrat” dhe Belerit kanë ndryshuar, pasi ky i fundit tanimë nuk është vetëm kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë.
“16 korriku është shumë afër. Sepse mund të burgosë dhe të mbajë në mënyrë arbitrare në burg kryetarin e bashkisë së Himarës Beleri, por s’ka asnjë shans për asnjë moment që të mbajë në burg po Belerin eurodeputet. Nëse ka dikë që e ndjen më shumë se kushdo tjetër frikën janë autokratët. E dinë shumë mirë raportin e forcës. Raporti i forcës mes kryeministrit autokrat dhe kryetarit të bashkisë Himarë anon nga ana e kryeministrit, ndërsa në rastin e eurodeputetit anon në anën e këtij të dytit” – tha Vangjel Dule.