A loboi Rama për një foto rasti me bosin e vaksinës së Pfizer?

0
138

Kryeministri Edi Rama e përmbylli vizitën në SHBA, duke postuar një foto nga takimi që kishte zhvilluar me drejtorin e kompanisë Pfizer, Albert Bourla. Pfizer ka prodhuar një vaksinë të suksesshme kundër koronavirusit të ri.

Asnjë fjalë nuk tha Rama nëse ka porositur ndonjë sasi vaksinash, pasi dihet se këto vaksina janë porositur në avancë prej muajsh nga vendet e tjera.

Por ajo që ra në sy ishte së fotoja që postoi Rama dukej pak e çuditshme. Sipas aktores dhe aktivistes Zhaku, ajo është bërë në një galeri. “Cilët zhvillojnë takime pune në galerira arti, gjatë një ekspozite? Vetëm mafiozët,” shkruan ajo.

Në fakt, në sfond shihet një punim i mjeshtrit të madh, Andy Warhol, me aktorin John Wayne. Ky punim gjendet në galerinë Guy Hepner në Nju Jork.

Por a janë takuar Rama dhe Bourla në një galeri? Ajo që dihet është se Rama thjesht ka postuar një foto nga fasada e godinës ku gjendet Pfizer dhe asgjë tjetër.

Megjithatë ka një tjetër detaj interesant në këtë histori. Presidenti i Pfizer, Albert Bourla, është një anëtar i njohur i komunitetit greko-amerikan. Ai ka lindur në Selanik dhe është larguar nga Greqia kur ishte 34 vjeç. Në vitin 2019 ai mori çmim si një grek i njohur në botë.

Teksa ishte në Nju Jork, Rama është takuar me një tjetër grek të njohur, me klerikun Alexandros Karloutsos. Në mediat shqiptare u tha se takimi me Karloutsos ka për qëllim lotimin pranë presidentit të zgjedhur në SHBA, Joe Biden.

Meqë Bourla dhe Karloutsos lidhen nga liga helenike, nuk është çudi që Rama të ketë përfituar në këtë mënyrë një takim sa për një foto, qoftë edhe në galeri, me shefin e Pfizer.

Një takim vetëm sa për t’u hedhur hi syve njerëzve në Shqipëri, teksa u kthyer duarbosh pa asnjë vaksinë. Jo vetëm kaq, por ndërsa ishte në Nju Jork dhe filmohej duke bërë blerje, Shqipëria po digjej nga protestat kundër vrasjes së një të riu. Për këto të fundit Rama nuk ka thënë asnjë fjalë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here