Enkelejd Alibeaj u shmanget medieve: Rezoluta do diskutohet përsëri

0
125

Enkelejd Alibeaj doli përpara medieve për të folur për 22 Marsin, por iu shmang pyetjeve themelore të gazetarëve.

Ai iu shmang pyetjes se përse nuk është votuar për të marrë kryesimin e përkohshëm të PD-së.

“Bashkimi te vlerat është çelësi për këdo që vuan sot si dikur. Bashkimi dhe respekti te njëri-tjetri, bashkimi kundër të keqes së madhe që është instaluar në Shqipëri.

Do kemi kohë për të biseduar për të gjithë procedurat. I rëndësishëm është buonsensi. Të bëhemi bashkë për më të mirën,” tha Alibeaj.

Po ashtu ai iu shmang edhe pyetjeve nëse ka pasur debat për pikën 2 të rezolutës së grupit, ku kërkohet edhe tërheqja e Sali Berishës.

“Deklarata e djeshme ishte e diskutuar. Do diskutohet përsëri,” tha Alibeaj.

Ai nuk komentoi asgjë nga debatet e djeshme në grup, por tha se do të komunikojë sërish me mediat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here