Dita e parë e demokracisë, Këlliçi: PD hapi derën e hekurt që na ndante nga Europa dhe Amerika!

0
175

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit Belind Këlliçi me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka kujtuar ditën e parë të demokracisë në Shqipëri.

Sipas Këlliçit në këtë ditë Shqipëria u nda nga regjimi më çnjerëzor i Europës për të nisur rrugën e mundimshme të përtëritjes.

‘Por një vend nuk mund të demokratizohet sa hap e mbyll sytë’ vazhdon statusin e tij Këlliçi duke shtuar se: Duhet mentalitet i ri dhe reforma të guximshme’.

Deputeti i Partisë Demokratike e mbyll statusin e tij:

” Demokratët do të bashkohen e do të fitojnë! Që brohorimat e shpresës të dëgjohen sërish anembanë Shqipërisë. Demokratët do të bashkohen e do të fitojnë! Që brohorimat e shpresës të dëgjohen sërish anembanë Shqipërisë.

Postimi i plotë i deputetit Këlliçi:

“Gëzuar ditën e parë të demokracisë”

30 vjet më parë në Sheshin Skënderbej u dëgjuan brohorima shprese.

Shqipëria u nda nga regjimi më çnjerëzor i Europës për të nisur rrugën e mundimshme të përtëritjes.

Një vend nuk demokratizohet sa hap e mbyll sytë. Duhet mentalitet i ri dhe reforma të guximshme. Ne ia dolëm t’i kthejmë sytë nga Perëndimi.

Partia Demokratike hapi derën e hekurt që na ndante nga Europa dhe Amerika.

Atë ditë fitoi Shqipëria.

Demokratët do të bashkohen e do të fitojnë! Që brohorimat e shpresës të dëgjohen sërish anembanë Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here