“Rusia mund të kryejë sulme kibernetike kundër SHBA”, Kremlini reagon pas deklaratave të Biden

Kremlini ka hedhur poshtë pretendimet se po planifikon një sulm kibernetik pasi u godit nga një valë sanksionesh nga vendet Perëndimore.

Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se “ndryshe nga shumë vende perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusia nuk angazhohet në banditizëm në nivel shtetëror”.

Komentet vijnë pasi Shtëpia e Bardhë paralajmëroi dje se kishte “inteligjencë në zhvillim” se qeveria ruse po eksploronte opsione për një sulm të mundshëm kibernetik.

Kujtojmë që mbrëmë presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai besonte se Rusia po përgatitej për operacione të “flamurit të rremë” një akt i kryer me qëllimin për të fajësuar një palë tjetër.

“Rusia mund të kryejë sulme kibernetike kundër SHBA”, Kremlini reagon pas deklaratave të Biden

Dita e parë e demokracisë, Këlliçi: PD

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko