Moti sot dhe nesër, 18 – 19 maj 2021

0
133

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik e cila do të kushtëzojë mot relativisht të paqëndrueshëm në vendin tonë.

E Martë, 18 Maj 2021

Moti do të  jetë me alternime vranësirash dhe reshje shiu të pakta në zonën perëndimore dhe kthjellime. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat:

Zona malore       12/21°C

Zona e ulët        13/26°C

Zona bregdetare  14/24 °C

Kosova, e Martë, dt 18 Maj 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare .Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 10 °C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 23 gradë Celcius.

E Mërkurë, 19 Maj 2021

Moti do të  jetë me vranësira mesatare dhe kthjellime. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë kostante.

Temperaturat:

Zona malore       10/23°C

Zona e ulët        12/26°C

Zona bregdetare  13/24 °C

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here