‘Nuk mbyllen’, Ahmetaj: Bordet do të vijojnë të caktojnë çmimet…

0
93

Kërkesave të vazhdueshme të publikut që bordet të mbyllen pasi po imponojnë çmime me të larta i ka dhënë përgjigje Arben Ahmetaj i cili vijon të këmbëngulë se ato po funksionojnë.

“Çdo instrument që funksionon për të monitoruar abuzimet do të vijojë të funksionojë.” Kështu është shprehur zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj kur u pyet nga gazetarët se për sa kohë do të vijojë të ekzistojë Bordi i Transparencës për çmimet.

Pas mbledhjes së qeverisë, Ahmetaj tha se për të menaxhuar krizën, qeveria do të vijojë të përdorë të gjithë instrumentat, “qoftë edhe ata inovativë për të frenuar rritjen abuzive të çmimeve.”

“Sot morëm një seri detyrash, mbi 20 e ca detyra që kryeministri na dha në raport me ndjekjen dhe hartimin e politikave për menaxhimin e krizës. Një krizë e shkaktuar nga njeriu, nga invazioni rus. Dhe qeveria do të përdorë të gjithë insturmentat e duhur, qoftë edhe inovativë, që të frenojë rritjet abusive të çmimeve. Çdo instrument që funksionon për të monitoruar, që të mos ketë abuzim do të vijojë…”

Kurse, i pyetur për përfitimet që po merre qeveria nga TVSH-ja dhe nëse planifikohet të reduktohet kjo e fundit, zëvendëskryeministri tha se kjo që është e përkohshme dhe duhet parë në harkun kohor të një viti.

Ndërsa solli në vëmendje se inflacioni dëmton të ardhurat e qytetarëve, Ahmetaj shtoi se qeveria është e përgatitur që buxheti i shtetit të përballojë të gjitha detyrimet që ka.

“Pasojat e inflacionit në themel në gjithë botën është ajo që dëmton të ardhurat e qytetarëve. Ka të ardhura nga TVSH, për një moment të kufizuar ka një reflektim te të ardhurat e buxhetit, risku është që inflacioni dhe çmimet ta fusin ekonominë në një qerthull negativ më vonë. Të ardhurat shtesë gjykohen në hapësirën kohore prej 1 viti. Jemi të përgatitur që buxheti i shtetit të përballojë të gjitha detyrimet që ka, për pensionistët…”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here