Një dhimbje sa Stambolli!

0
216

Nga Arian Galdini

 

 

Gjyshja ime me tregon se prinderit e saj, ndonese ajo ka lindur pas shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, ne mendjen e tyre Stambollin e kishin gjithcka. Per ta Stambolli ishte bota. Kurre nuk kishin qene ne Stamboll, kurre nuk kishin dale nga fshati i tyre pervecse per ndonje dasme a vaki. Ama, kur mendonin per dicka qe eshte sa bota, patjeter qe mendonin per Stambollin. Edhe ne dasma kendonin e kendojne ende edhe sot e kesaj dite shqiptaret per koken e Ali Pashes qe shkoi drejt Stambollit. Pavaresisht fese, besimit, kultures, qendrimit mbi historine, etj, etj, nuk ka shqiptar qe nuk ka pak Stamboll brenda tij. Ne nje menyre apo tjeter, me dashje a pa dashje, ne e kemi perthithur nga pak Stamboll te gjithe ne vetet tona. Ndaj edhe ngjarja e djeshme ne Aeroportin e Stambollit, na ka tronditur kaq shume secilin prej nesh. Perjashtime mund te bejne, jo ata qe nuk kane Stamboll brenda tyre, por ata qe nuk kane as shpirt e as mend. Sipas Gjyshes sime, dje u godit bota. Sepse ajo eshte rritur me idene se Stambolli eshte bota. Edhe sipas meje, sa here djaj te terrorizmit godasin jete te pafajshme kudo e ngado, neve na goditet bota. Djajte e terrorizmit nuk kane fe, nuk kane ngjyre, nuk kane shpirt, nuk kane etni, kombesi, kulture, asgje. Ata jane bosh. Te zbrazur. Jane zgavrra qe mbushen vetem me eksplozive, bomba e kallashnikove. Ata marin kuptim vetem ne castin e veteasgjesimit. Dhe kujtojne se casti i tyre behet i lumtur, pikerisht se se bashke me vetet e tyre, ata asgjesojne edhe jete te tjera te pafajshme. Per ne, ata marin kuptimin e dhimbjes. Per veten e tyre, marin kuptimin e kahershem qe ka shoqeruar ngahera si zgavrra, pra asgjene. A mund te kene ideale zgavrrat e asgjese? A mund te kene besim ne Zot, zgavrrat e asgjese? Kurresesi. E pamundur. Madje, zgavrrat e asgjese qe mbushen me eksplozive, bomba e kallashnikove jane as me shume e as me pak, vec djaj. Kete gje duhet ta kuptojme e themi qartazi te gjithe, sepse djajte nuk duhet te ngaterrohen me njeriun, as me fene, e as me kombesine. Djajte vijne nga andejbota dhe jane e keqja jone e perbashket. 36 viktima e 146 te plagosur vetem ne sulmin e fundit te djajve ne Aeroportin e Stambollit. 272 viktima vetem ne 1 vit, ne Turqi, nga sulmet e djajve mbi njeriun. Djajte nuk e shohin as fene dhe as perkatesine e viktimave. Djajte nuk i kuptojne e as u japin rendesi ketyre gjerave. Sepse ata jane kunder njeriut si qenie. Djajte e terrorizmit duan te rrezojne njeriun. Duan te na kthejne te gjitheve ne qenie te frikesuara, qe pasketaj te na zbrazin lehte e te na shnderrojne ne zgavra asgjeje. Frika e zbraz njeriun. Dashuria e mbush. Kjo mbetet edhe lufta jone me e madhe. Ne nuk duhet ta lejojme friken as te na kaploje, e as te na poropagandohet si murengritese per vetembrojtje. Ne emer te dashurise ne te gjithe duhet te luftojme kunder frikes dhe kunder djajve te terrorizmit. Kjo bote nuk do te gjeje paqe po nuk u dha ferrin qe meritojne djajte e terrorizmit. Dhimbjen qe na shkatuan djajte kur goditen boten e gjyshes sime, Stambollin, ne bejme mire ta transformojme ne lufte te forte ne emer te dashurise kunder terorizmit. Sepse Stambolli sipas gjyshes sime eshte bota. E kur na dhemb Stambolli, na dhemb sa bota.

 

Arian Galdini Tirane me, 29 qershor 2016

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here