Kush rreh fëmijët humb vendin e punës

0
154

Kush dhunon fëmijët do të humbasë vendin e punës në çdo institucion dhe ent publik, në nivel qendror dhe vendor. Tre ligjvënëse të Parlamentit Shqiptar kërkojnë ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit, duke zgjeruar kategoritë, që do të jenë subjekt i veprimit të tij, në kuadër të ashpërsimit të masave ndaj dhunuesve të fëmijëve. Lajmi është konfirmuar për gazetën Shqiptarja.com nga deputetja e PDIU, Mesila Doda, e cila është edhe njëra nga iniciatoret e paketës ligjore, që do të dorëzohet në Kuvend, me shumë gjasa para përfundimit të këtij sesioni parlamentar. Deputetet Albana Vokshi, Majlinda Bregu dhe Mesila Doda do të depozitojnë në Kuvend një paktë ligjore, e cila përpos të tjerave parashikon pengimin për t’u emëruar dhe përjashtimin nga institucionet publike të personave që kanë keqtrajtuar fëmijët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here