Propagandë me krizën: Shteti nuk e paguan energjinë, institucionet 20 mld lekë borxh

0
111

Në një kohë kur Edi Rama po propagandon se do të mbulojë kostot shtesë në faturat e energjisë elektrike tek familjarët në kushtet e krizës energjitike, duket se institucionet shtetërore janë shkaktaret kryesore të kësaj krize. Rezulton se institucionet shtetërore nuk paguajnë faturat e energjisë elektrike dhe borxhi i tyre shkon deri në 20 miliardë lekë.

Nga SYRI TV

Në paralajmërimin e skenarëve më të errët për krizën energjitike, Rama propagandoi se shteti do të mbulojë kostot shtesë tek familjarët, në mënyrë që të mos ketë rritje të çmimi në faturën e energjisë elektrike.

Por në fakt institucionet shtetërore janë të zhytura në borxh ndaj OSHE-së.

Në 2013, borxhet që instancat shtetërore dhe kompanitë publike, kryesisht ujësjellësa, kishin ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, ishin 8.9 miliardë, dhe 8 vite më vonë nën qeverisjen e socialistëve, u dyfishuan.

Në gusht të 2021 raportohet se këto borxhe arritën në 20 miliardë lekë. Që nga fundi i vitit 2015, sektori jobuxhetor ka akumuluar 15.3 miliardë lekë borxhe ndërsa sektori buxhetor ka akumuluar 4.6 miliardë të tjera për një total prej 20 miliardë lekësh.

Ky është gjithashtu një borxh i fshehtë për konsumatorët për shkak se kompanitë jobuxhetore që janë përgjegjëse për krijimin e këtij borxhi janë edhe në gjendje të vështirë financiare në vijimësi për shkak të keqmenaxhimit politik dhe mbingarkimit me stafe të panevojshme.

Qeveria shqiptare është detyruar së paku dy herë në të shkuarën për të mbuluar faturat e papaguara të ujësjellësve duke futur dorën në xhepin e tatimpaguesve. Përtej trumbetimit se shteti do t’i vijë në ndihmë qytetarëve, në të vërtetë ata janë të detyruar të paguajnë faturën e energjisë elektrike, pasi borxhliu ndaj OSHE-së, është vetë shteti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here