Qeveria thotë se ka mbjellë 20 milionë pemë/ Ironia e Zhupës: Nëse llogaritni bimët e hashashit, po!

0
95

Ina Zhupa, deputetja e PD në Sarandë, foli në veçanti për portet e reja që parashikon qeveria ‘Rama 3’ në programin e saj dhe për sektorin e bujqësisë, ku shpalosej si sukses mbjellja e pemëve në vend.

“Si deputete e Sarandës lexova në program që flisnin me entuziazëm për portet”, – tha Zhupa. – “Portet ju i keni bërë të famshme në Europë për fikjen e radarëve që trafikantët të kalojnë drogën të pashqetësuar.

Nga takimet me peshkatarët, punëtor te Sarandës dua t’ju bëj me dije qe nuk ka kalatë për ankorimin e anije, nuk ka shkallë për remontin e tyre, detyrohen të shkojnë ne Greqi, taksat dhe tvsh po i mbyt, qe janë të detyruar të shkojnë deri në Durrës për të kryer procedurat shtetërore.

Nëse nuk e dini shkoni në port edhe shikojeni, por shkoni ditën se natën nuk ka drita në port.”

Zhupa vazhdoi më tej: “Lexova e habitur ne broshurën tuaj që deklaroni se keni mbjell 20 milion pemë.

Nëse llogarisni bimën e hashashit ka shumë mundësi ta keni tejkaluar shifrën. Por pa to, jam kurioze të shikoj këtë Shqipëri të programit ku secilit prej nesh 2.9 milion banor që jetojmë na bien të paktën 6 pemë për secilin.

Në fakt ata qe realisht mbjellin pemë e punojnë tokën, si fermerët e agrumeve në bashkinë e Konispolit nuk kanë pare asnjë subvencion nga ju, asnjë mbështetje, në 8 vjet dhe nuk është bërë asnjë investim infrastrukturor që ti lehtësonte në shitjen e produktit.

Fermerët e agrumeve luten që mos bjerë breshër, që i shkatërron çdo produkt dhe nuk marrin asnjë ndihmë nga shteti.

Ndërkohë për karshi nga i njëjti breshër fermerët grek janë të qete edhe ndoshta edhe të lumtur sepse e kanë të garantuar mbështetjen financiare nga shteti. Rast ishte breshëri i shtatorit 2020 që ende sot e kujtojnë me lot në sy fermerët e bashkisë Konispol.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here