Dosja “5D”/ Sejamini: Është vjedhur në grup, duhet hetuar si organizatë kriminale

0
102

Neritan Sejamini ka folur për skemën e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës, që deri tani ka çuar në pranga tre drejtorë të rëndësishëm të Erion Veliajt, Mariglen Qato, ish-drejtor i Shërbimeve Mbështetëse pranë UKT-së Tiranë,Redi Molla ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë dhe Taulant Tushe, ish-Drejtori i Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini tha se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal “që kanë vjedhur vazhdimisht”.

“Një nga personat që doli aty ka qenë kampione noti (Deborah Keçi), ka përfunduar bën letrat për disa hajdutë. Një person kampione noti, e shkolluar jashtë vendit, përfundon hajdute ordinere që është shqetësuar të rregullojë letrat që të vjedhin shefat. A ka gjë më të keqe për shoqërinë? Që njerëzit më të shquar përfundojnë në këtë pikë.

Historia e dytë, dikush thoshte, u lodhëm se i kishte mirë letrat kompania, pra administrata shqetësohet, kur kompania ka letrat në rregull, është fatkeqësi, sepse qëllimi i administratës nuk është t’i shërbejë interesit publik por hajdutëve.

Më doli një postim i një prej drejtorëve. Kishte rënë shi në Tiranë ishte përmbytur Lana dhe kishin dalë qeset plastike. Kishte vënë foto dhe thoshte, përmbytje ndodhin edhe në Amerikë, por një popull pa edukatë që hedh këto gjëra kështu… Ndërkohë ky ishte hajduti që po vidhte paratë tona. Këta janë mashtrues të nivelit të lartë, asnjë fjalë e tyre nuk duhet besuar. E vërteta e tyre është kjo që vjedhin. Këto me pemë, me shkolla, janë fasada, në thelb janë hajdutë të parave tona.

Këta janë njerëz të thjeshtë, pa kontribute. U mundova të gjej çfarë kishin bërë para Bashkisë, asgjë fare. As shkolla nuk ju gjendet, me përjashtim të njërit që ka punuar në një kompani ndërtimi.

Gjëja e parë që kanë bërë, kanë filluar të vjedhin. Ka patur shkrim të BIRN në 2016, që Tusha sa kishte vajtur drejtor i kishte dhënë tender motrës së vetë. Pra sa kanë vajtur në Bashki kanë vjedhur.

E dyta e kanë bërë në grup, krijojnë grup kriminal. Ky është grup kriminal. Lexova konventën dhe këta i kanë të gjithë elementët e grupit të strukturuar. Kanë bërë vjedhje të përmasava të mëdha. Nuk bëhet fjalë për korrupsion të thjeshtë. Kanë vjedhur për një kohë të gjatë, sapo kanë vajtur në zyrë dhe kanë vjedhur vazhdimisht. Nuk kanë pushuar të vjedhuri. E kanë bërë hapur, pa u fshehur fare.

Po të shohësh nga prokuroria kupton që të gjithë e dinë, punonjësit e kompanisë, të bashkisë, pra vjedhje e hapur. A po hetohet si grup i organizuar kriminal, si organizatë kriminale? Ky duhet hetuar si grup kriminal i organizuar. A po ju bëhet hetim pasuror këtyre personave?

U vendos standardi nga rasti i zotit Ahmetaj, që e kanë marrë të pandehur, bashkë me ish gruan dhe fëmijët. A po hetohen rastet e tjera të korrupsionit? A po bëhet një hetim total?

Është një punonjëse aty që nuk e pashë që të hetohej. Pra, punonjësit e tjetër nëpër tendera, a po hetohen?”, tha ndër të tjera Sejamini.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here