Kryebashkiakja e re në Himarë/ Vangjel Dule: Teatër hijesh, loja që po bën Rama

0
46

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule komentoi ne studion e Euronews komandimin e kryebashkiakes së komanduar të Himarës. Ai e konsideroi vendimin një rrëmbim të institucionit.

“Nuk isha në Himarë, kur u zgjodh kryebashkiakja e re. Është një histori që nis me një rrëmbim personi dhe konkludohet me një rrëmbim institucioni.

Ka një qëllim strategjik që ka të bëjë më rrëmbimin e pronës. Historia e nisur me 6 maj të vitit të kaluar një javë përpara zhvillimit të zgjedhjeve, përfundon me përshëndetjen e uzurpimit të pushtetit të kreut të Bashkisë, me një proces arbitrar dhe të papranueshëm.

Kemi të bëjmë me një teatër hijesh, që janë marioneta që një aktor i lëviz prapa skenës dhe bën zëra të ndryshëm për t’u paraqitur në zëra të ndryshme për t’i paraqitur në karaktere të ndryshme. Pasi mendoi se me arrestimin, rrëmbim të Belerit dy ditë para zgjedhjeve, mendoj se kishte përfunduar lojën.

Ai u detyrua të kryejë një akt tjetër më të thellë kundër kushtetueshmëri. Kryetarët e bashkive zgjidhen jo nga kryeministri, por në bazë të Kushtetutës”-tha Dule.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here