Një kuvend i lagur (bagnata) është një kuvënd me fat (fortunata)

0
195
Nga Ndriçim Kulla
Sipas te gjitha gjasave, kuvendi i Partise Demokratike i thirrur ne date 11 dhjetor, do te duhet te organizohet ne nje dite me shi, e ndoshta dhe te rrembyeshem. Po njelloj, edhe gojet dashalige ose llomotitese, do te thone se nga trishtimi ose merzia per kete carje ose dyzim kuvendesh te kesaj partie historike te Shqiperise, po qan edhe qielli.
Megjithate, pertej nje simbolike te tille, eshte e rendesishme qe gjithcka te shihet si demonstrimi me demokratik i vullnetit jo vetem te qytetareve te lire te angazhuar ne nje formacion politik, por edhe si nje shpalosje e demokracise perfaqesuese me direkte qe duket te kete gjithe politika shqiptare. Per kete arsye, nuk mund te mos themi se nuk ka shi me gjyma qe mund ti pengoje demokratet te marrin pjese ne kete kuvend te paprecedent ne gjithe historine tone te tranzicionit.
Ata jane te ndërgjegjeshëm se dicka e madhe po ndodh, dicka që mund të ndryshojë shume fate njerezish, madje dhe një rrjedhe historie, nëse nuk shihet vetëm në një kendveshtrim te ngushte, te polarizuar, ne nje dikotomi armiqesore.Behet fjale per te ardhmen, dhe ne kete rast nje shprehje popullore e nje vendi fqinj, thote” nje kuvend i lagur (bagnata) eshte nje kuvend me fat ( fortunata)”. Le ta urojmë nje gje të tille, jo vetëm për demokratët, por për gjithë demokracinë shqiptare.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here