Nga Ndriçim Kulla
Tashmë ai e ka kapërcyer territorin e 28 mijë km katrorë ku bën fushatë, i pandrojtur fare për shpenzime udhëtimi. Ka një program goxha të përhapur diplomatik nga Athina, Mynihu, Parisi dhe Londra, por tashmë për të takuar shqiptarët që ka zbuar vetë.
Ndonëse ne jemi një vend fare i vogël dhe duhej të kishim frena të forta për të konsideruar shpenzimet, përderisa në lojë është përjetësia e pushtetit të përjetshëm të Edi Ramës alias kreu i regjimit, udhëtimet, hotelet, darkat, drekat, avionët dhe enturazhi i mirëpaguar që e shoqëron janë probleme që nuk ekzistojnë.
Është një fenomen që duhej medoemos të kishte dritë, por çudia është se trasparenca nuk i përket sarajit otomano-bizantin që ai drejton. Pushteti arrogant i qeverisjes së tij që tash ka mbuluar edhe kufijtë diplomatikë të ambasadave të huaja në Tiranë, sidomos ato perëndimore, duket se nuk përballet më me këshillat dhe refuzimin e tyre për pushtetin.
Fatkeqësisht, ai faktor që ne ishim mësuar ta vlerësonim si “syri i tretë” dhe që dikur na vinte në dukje deformimet e mundshme politike dhe demokratike është i neutralizuar fare dhe nuk po dallon më asgjë se në Shqipëri ka lindur dhe mbretëron një monark ballkanik.
I mbështetur fortë nga lobisti i farës së keqe, i cili aktualisht po bëhet si delja e zezë edhe në SHBA, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në zgjedhjet amerikane, është zhytur thellë në prapësitë dhe mbijetesën e pushtetit të regjimit të Ramës.
Nga çdo cep i botës ku ka shtrirë metastazat ideologjia e Vëllait të Vogël, djalli i vërtetë është bërë suporti kryesor i lobimeve të tij, i sundimit të tij, i politikave të tij globaliste, internacionaliste, i denatyralizimit të jetës njerëzore me projektet politike të shthurjes, si Prindi Një dhe Prindi Dy, me shkatërrimin e traditës juridike të familjes shqiptare dhe të statusit hyjnor të gruas dhe nënës.
Levantin i rrezikshëm, i strukturuar thellë ndoshta që në fëmijërinë e largët, në turin që ka nisur nëpër Europë, Rama po merr me vete edhe portretin e Ismail Qemalit, ndonjë thënie pikante kombëtare të At Gjergj Fishtës, por sidomos nuk harron peisazhin europian të Ismail Kadaresë.
Trupi i gjatë që e ka pushtuar në gjithë qenien e delireve dhe madhështisë, kostumet e shtrenjta firmato dhe kravatat shumëngjyrëshe janë bërë natyrë e një delekuenti që harron se drejton një vend të varfër – dhe më të varfër në çdo drejtim e ka bërë ai me politikat e tmerrshme oligarkike.
Nga dje që ai ka nisur turin e tymit dhe propagandës, mediat po informojnë se kreu i regjimit ka bërë një marrëveshje të fshehte me një shtet të panjoftuar ende larg kufijve tanë, për plot 40 mijë punëtorë. Pra, Shqipëria ka një emergjencë historike për punëtorë dhe sipas specialistëve kjo është vetëm një e pesta e asaj që na mungon prej atyre që ky tartakuqi politik ka zbuar nga Shqipëria.
A nuk tregon kjo për së gjëri dhe për së gjati tërë humnerën që ka krijuar dhe vazhdon largimi i shqiptarëve nga vendi?
Por kur ka ndodhur kjo që 1 milion e gjysmë shqiptar kanë ikur nga vendi i tyre? A nuk është kjo periudha 12-vjeçare katastrofike e qeverisjes së këtij të paudhi?!
Një ikje e tillë biblike vetëm në një dekadë qeverisje shpreh fare qartë praktikën diktatoriale dhe kleptokratike të qeverisjes së Edi Ramës, i katapultuar dhe i subvencionuar nga lobistët spekulantë.
Europa është vërtet një vitrinë e bukur dhe kushdo e lakmon kulturën, katedralet, galeritë, mirëqenien, artin, edukatën dhe qytetërimin e saj. Por më e bukur dhe më e dashur për banorët e këtij vendi ka qenë në të gjitha kohërat, Shqipëria. Dhe me këtë dashuri në zemër çdo shqiptar i thjeshtë më së shumti kishte projektuar rikthimin. Me mijëra shqiptarë të rikthyer 15-20 vjet më pare, me paret e kursyera me sakrificë ndërtuan bizneset e tyre ku filluan t’i jepnin perspektivë europiane atdheut të tyre me kulturën dhe eksperiencën e fituar në perëndim.
Por erdhi kolera dhe Shqipërinë e mbuloi shkretëtira.
Kjo është arsyeja dhe nuk ka lidhje kjo me nevojat e “mishit të freskët” që ka Gjermania dhe Europa siç u mundua të shkarkojë me mllef dhe zemërim ndaj njerëzve hallemëdhenj që ikin, kryeministri narcist.
Ai ishte pardje në Aachen të Gjermanisë, në një panel europian që kushedi sa e ka kërkuar në analet e fshehta për të qenë pjesëmarrës dhe protagonist. Në fakt ky aktivitet ka një traditë më së shumti si simbolikë elitarësh europianë në raportet historike të Europës.
Edhe këtu i kudogjenduri kryeministri ynë “ kiu fiu” i kishte bërë petullat gati që të mbante një fjalim, ku sipas paraqitjes së mediave shqiptare të pushtetit , të jepej përshtypja, se kryeministri ynë ishte fituesi i çmimit”Karl i Madh” që zakonisht ky çmim jepet për persona të diferencuar.
Në kohën e sotme kur vlerat lobohen me para dhe pushtet, etika morale dhe ajo e përgjegjësisë për dhënien e këtyre titujve është në një rënkim të frikshëm, ku çmimin Nobel në letërsi në vend ta merrte ta zemë Ismail Kadare, e merr Bob Dilani, me gjithë vlerësimin e madh që kam për disa vargje dhe disa këngë të bukura që amerikani hebre këndon.
Dhe në këtë ngjarje kulturore dhe historike s’kishte se si të mos jenë të pranishëm edhe pehlivanët e panaireve. Edi Rama ishte aty si prestigjator, si kryeministër,si menaxher, si piktor apo çfarë? Apo fitues i një çmimi të lobuar nga fara e keqe?
Por kot sa të pyesësh, sepse transparenca është alergji stinore për të. Ai ka tmerr nga drita e fakteve.
Komisionet parlamentare dhe interpelanca për të janë kambana të frikshme, që i kujtojnë prangat dhe errësirën e burgut.
Arratisja nëpër samite, platforma ndërkombëtare ose pritjet dhe përcjelljet, i sjellin më shumë fotografi për të cilat kanë uri platformat e mëdha të aktiviteteve të rreme ku përpiqet të fusë kokën kryeministri më i diskretituar në historinë e qeverisjeve së Shqipërisë.