Votimi deri në orën 14:30/ KQZ: Dështon procesi në tri qendra. Bashkia e Shkodrës paraqitet më problematikja

0
100

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dhënë informacionet e fundit për procesin e votimit deri në orën 14:30 për zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë Bashki të vendit.

Sipas tij, në tri qendra votimi, procesi nuk ka nisur dhe nuk ka vazhduar dhe konsiderohet i përfunduar, pra i dështuar.

Ndërkohë që në lidhje me problematikat e hasura nga qendrat e votimit në terren, KQZ ka marrë raportimet më të shumta nga Bashkia e Shkodrës.

Ilirjan Celibashi: Në 3 QV nga totali nuk ka nisur e nuk ka vazhduar votimi pasi ka kaluar dhe afati prej 5 orësh. Në dy QV ne Shosh dhe një në Pult.

Në këto QV për shkak të pamundësisë së shkuarjes së anëtarëve të komisioneve të QV në vend për shkak të kushteve atmosferike aty votimi konsiderohet i pafilluar dhe i përfunduar.

Përmes sistemit kemi marrë raportime mbi problematika në QV.

Janë nga totali i raportimeve 13% problematika lidhen me kamerat e vëshgimit, 73% me përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit dhe 15% lidhen me cështje të administrit të zgjedhjeve.

40% të këtyre komunikimeve nga Shkodra, 33% nga Durrësi, 12% nga Lushnje 9% nga Dibër 6% nga Rrogozhinë nga Bashkia Vorë nga komisionet e QV nuk kemi raportime.

Pajisja e identifikimit në 5 QV identifikimi është bërë përmes listës së zgjedhësve të printuar të dëreguar nga KQZ, ne 15 QV është zëvendësuar pajisja e identifikimit elektronim të votuesve.

Koha e hapjes së QV, 75% e QV janë hapur në 7:00, 25% janë hapur nga ora 7 deri në 7:30.

Verifikime në terren të situatës kemi bërë. Në përgjithësi nuk raportohen problematika sinjifikative. Ka disa probleme që lidhen në disa QV kemi pasur raportime nga përfaqesues të partive politke që ka pasur grumbullime të personave të paautorizuar rreth QV kemi komunikuar me KZAZ respektive është raportuar që situata është kthyer në normalitet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here