Rusia thuajse e izoluar, linja ajrore kombëtare anulon të gjitha fluturimet nga 8 marsi, përveç…

0
94

Linja ajrore kombëtare e Rusisë, Aeroflot, ka anuluar pothuajse të gjitha fluturimet ndërkombëtare nga 8 marsi për shkak të situatës që erdhi pasi ushtria ruse sulmoi Ukrainën. Rrugët e brendshme dhe fluturimet drejt Bjellorusisë fqinje do të vazhdojnë të pandryshuara, tha linja ajrore.

BE, Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Kanadaja kanë ndaluar të gjitha linjat ajrore ruse nga hapësira e tyre ajrore, duke kufizuar ashpër numrin e destinacioneve të disponueshme dhe duke i bërë rrugët e tjera më të vështira.

Rusia ka reaguar për sanksionet ndaj saj në hapësirën ajrore. Sanksionet ndërkombëtare janë drejtuar gjithashtu ndaj industrisë ajrore ruse, duke e bërë të vështirë për Aeroflot dhe linjat e tjera ajrore ruse të operojnë normalisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here