Tuesday, May 21, 2024
Home Aktualitet Mjeku refuzon të vaksinohet: Nuk do ta bëj vaksinën nëse nuk e...

Mjeku refuzon të vaksinohet: Nuk do ta bëj vaksinën nëse nuk e përfitojnë të gjitha vendet njësoj

0
106

Mjeku në pension Stewart Britten  ka bërë të ditur se nuk do e bëjë vaksinën anti-Covid nëse ajo nuk ndahet në mënyrë të barabartë me vendet e tjera.

“Britania po ble, si shumë vende të pasura, shumë më tepër vaksina sesa na duhen. Kjo gjë detyrimisht do të sjellë më pak vaksina për vendet me të ardhura më të ulëta”- tha ai për BBC.

Gjithashtu ai shtoi se besonte te vaksina dhe nuk do që të bindë njerëzit e tjerë që mos vaksinohen, por ai e ndjeu të nevojshme që të mbante një qëndrim mbi këtë çështje.

Ndërsa një program ndërkombëtar, i quajtur Covax, ka siguruar dy miliardë doza vaksinash që do të shpërndahen midis vendeve me të ardhura më të ulëta, disa organizata po paralajmërojnë se  nuk ka mjaftueshëm vaksina për të gjitha vendet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here