Ambasadorja ukrainase në SHBA: 92 punonjës të termocentralit të Çernobilit mbahen peng nga forcat ruse, nuk mund të punojnë dhe…

0
120

Nëntëdhjetë e dy anëtarë të personelit operacional të termocentralit të Çernobilit po mbahen peng nga forcat ruse, tha ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova, gjatë një konference për shtyp në Uashington DC, të premten.

Për shkak se personeli i termocentralit po mbahet peng, ata nuk janë në gjendje të punojnë me turne dhe të ndjekin rregullat strikte që kërkon termocentrali, tha ajo, raporton CNN.

Përgjegjësia e termocentralit tani “ka mbetur në dorën e forcave ruse dhe ushtrisë ruse”, tha Markarova. Ukraina po u drejtohet të gjithë rregullatorëve bërthamorë dhe vendeve të tjera për t’i paralajmëruar ata për situatën në Çernobil, shtoi ajo.

“Në mbrojtjen e këtyre impianteve, ne po mundohemi të jemi shumë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm që të mos ketë dëmtime. Ne nuk mund të themi të njëjtën gjë për Federatën Ruse, prandaj jemi duke paralajmëruar dhe për këtë arsye po i drejtohemi të gjithëve”, tha Markarova.

 

 

Shtëpia e Bardhë dënoi të enjten Rusinë për marrjen peng të stafit civil të objekteve të energjisë së Çernobilit në Ukrainën veriore dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre.

“Ne jemi të indinjuar nga raportet e besueshme se ushtarët rusë aktualisht po mbajnë peng stafet e objekteve të Çernobilit”, u tha gazetarëve të enjten sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. “Kjo pengmarrje e paligjshme dhe e rrezikshme, e cila mund të prishë përpjekjet rutinë të shërbimit civil që duhet për të mirëmbajtur dhe mbrojtur objektet e mbetjeve bërthamore është padyshim tepër alarmante dhe shumë shqetësuese. Ne e dënojmë atë dhe kërkojmë lirimin e tyre.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here