Kryeministri Edi Rama, që ka mbajtur qëndrime thellësisht të kundërta për mbajtjen e maskës gjatë periudhës së pandemisë, u shfaq në mesin e shiut me një maskë në fytyrë. Rama nuk e ka mbajtur maskën në shumë raste në mot të thatë, tani u shfaq i maskuar mes shiut.
Ai ishte në Fushë-Krujë për të treguar se qeveria dhe ai vetë punojnë edhe në shi.
Përveç propagandës, Rama tha se “të enjten maska do jetë me detyrim kudo, vetëm në shtëpi jo”.
Por a mund të mbahet maska në shi?
“Maskat e fytyrës nuk funksionojnë në shi,” shkruante para një jave gazeta e njohur britanike, Daily Mail, duke iu referuar ekspertëve të OBSH dhe mjekëve të njohur.
Një ish-zyrtar i lartë i OBSH tha se lagështira e bën maskën poroze, duke e nxjerrë kështu jashtë funksioni. Sipas tij, të gjitha maskat, nga më të lirat dhe deri te më të shtrenjtat, dëmtohen gjatë motit të lagësht.