Nën betim/ ‘Tirana nuk është financuar nga buxheti’/ Rama: Ku m’i kanë çuar lekët këta që nuk m’i kanë dhënë mua?

0
135

Kryeministri Edi Rama në vijim të dëshmisë së tij në komisionin hetimor për inceneratorët, kërkoi që të kuptohet logjikën e financimit, se pse këto para u financuan dhe ku janë 430 milionë euro.

“Sharra ishte në kufirin e saturimit dhe siç doli më pas kaloi në emergjencë totale. Sot mbulohet 87% e popullsisë dhe nuk kemi dy, por pesë impiante, përveç kësaj edhe një situatë në të cilën ku paralelisht me këto impiante kemi Beratin, Durrësin, Maliqin në Korçë, Vlorën, Kukësi është në proces. Jemi në kushtet kur mbulojmë një pjesë të madhe të vendit. Financimi për këto janë pjesë e këtij plani. Nuk u ngrita unë një mëngjes dhe thashë sot do bëjmë ca impiante”, u shpreh Rama.

I pyetur nga kryetarja e komisionit Jorida Tabaku, nëse ka pasur dijeni që tre impiantet e mbetjeve janë financiar me buxhetin e shtetit me paratë publike, ai tha se janë dy impiante të financuara nga buxheti i shtetit.

“Janë financuar Elbasani dhe Fieri, Tirana nuk është financuar nga buxheti i shtetit”, tha Rama.

Në vazhdim, Rama kërkoi që të mësonte se nga ka dalë shifra e 430 milionë eurove.

“Kur kam dëgjuar atë 430-ën kam thënë, këta të grupit të strukturuar kriminal, ku m’i kanë çuar lekët që nuk m’i kanë dhënë mua?” tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here