Belind Këlliçi në Uashington/ Në qendër të diskutimeve: KORRUPSIONI dhe ZGJEDHJET

0
502

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Washington DC ku është takuar me kongresmenin e Miçiganit John Moolenar.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se ka diskutuar me kongresmenin amerikan mbi rëndësinë që kanë zgjedhjet e ardhshme lokale në Shqipëri, si dhe për korrupsionin dhe aktualitetin politik.

Këlliçi njofton se do të zhvillojë takime të tjera me faktorë të politikës amerikane.

Postimi i plotë:

Sot pata një diskutim shumë pozitiv me kongresmenin John Moolenar të Miçiganit lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale në Shqipëri dhe rëndësinë që kanë ato për të ardhmen e vendit. Gjithashtu, diskutuam për korrupsionin dhe aktualitetin politik të Shqipërisë, për të cilat ndamë pikëpamje të përbashkëta.

Këtë javë ndodhem në Washington DC për të zhvilluar takime të tjera me faktorë të politikës amerikane. Prandaj ju ftoj të jepni komentet tuaja në lidhje me çështjet që ju shqetësojnë dhe që mund t’i diskutojmë me miqtë tanë në SHBA!

 

1 / 1

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here