Ahmetaj dhe Gjiknuri, a janë implikuar në aferën e inceneratorëve? Rama i shmanget pyetjes. flet pë panatallonat e shkurtra

0
120

Kryeministri Edi Rama shoqëroi me batuta fjalën e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Me shkaka, ai tha se e kupton se është krijuar një audiencë e madhe për shkak të Big Brother VIP mirëpo është jashtë kompetencave të tij që të flasë se kush është mik i kujt e kush fle më kë. Sipas Ramës këto janë thashetheme.

Edi Rama si dëshmitar në Komisionin Hetimor për inceneratorët:
Tabaku: Arben Ahmetaj mik i afër me 3 përfituesit në aferën e inceneratorëve?

Edi Rama: “Unë e kuptoj që Big Brotheri në këtë periudhë ka pasur audiencë t madhe, se askush është miku i kujt, se kush zgjohet me kë nuk është e planifikuar që të di ku ndodhen. Kjo është jashtë kompetencave të mia që të informohem që të studioj miqësitë me secilin prej jush, si dëshmitar ju pos shkelni ligjin, si zoti Rama edhe kur isha me pantallona të shkurta nuk doja t’ia dija për njerëzit e tjerë.

Tabaku: Me batuta jeni i zoti dua fakte dhe dëshmi, evitoni cdo koment, të fokusohemi tek çështja argumenta fakte dhe shifrat. Kemi mundësinë që batutën ta bëni jashtë këtij debati, na ndihmoni të hedhim dritë për këtë aferës.

Tabaku: Po Gjiknuri ka njohje me këta persona?

Rama: Zonja kryetare e komsi0onit edhe nj herë ju thash3ë që në fillim i di detyrimet e mia dhe të tuat që burojnë nga i njëjti ligj. Ju nuk mund të komentoni përgjigjet e mia as si batuta as si propagandë. Deri tani ju nuk jeni e përqëndruar tek çështja, më bëni pyetje sikur merremi me thashetheme. A di për filanin, ku ka shkuar filani? Cfarë janë këto pyetje? Përqëndrohuni tek çështja jo tek afera që është në opinionin tuaj. Mos e përsërit përballë meje si dëshmitar, afera është opinioni juaj. Kur të mbaroni punën me mua shkruani në raport aferën tuaj. Në cilën aferë? Doni të bëjmë debat tani? Nëse me nxjerr jashtë cështjes, unë jam zoti Rama që përgjigjem si të doni ju. Nuk është e nevojshme të më drejtoheni me 3 emra se më lodhni dhe unë do tu jap përgjigje strikte. Unë këtu jam nuk do të lëviz.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here