Basha “kërcënon” Nanon: Deri të hënën ke afat për të dhënë përgjigje në…

0
111

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka dhënë afat drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos që të kthejnë përgjigje në Komisonin Hetimor për lëvizjet që kanë bërë jashtë vendit personat e përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Basha i la afat kryepolicit Nano deri ditën e hënë, që të japë të dhënat. Kryedemokrati thotë se ndalimi për të çuar këto të dhëna tek Komisoni Hetimor është bërë me urdhër të Ramës.

 

“I bëj thirrje Gledis Nanos, Policia e Shtetit nuk mund të mohojë informacionin e lëvizjes së personave, për të cilët është bërë kërkesa. Ja bëj këtë kërkesë, nga informacionet e ardhura nga PD, se ndalimi i raportimit të të dhënave të sistemit TIMS nuk është bërë me urdhër të Nanos, por me urdhër politik nga lart. Nuk ka lart, kur vjen puna te zbatimi i ligjit. Ndaj, z. Gledis Nano i bëj thirrje që brenda ditës së hënë të japë të dhënat, se si ministër i Brendshëm, që kam kontribuar në instalimin e sistemit TIMS, e di sa e lehtë është t’i kthehet përgjigje komisionit hetimor nëse këta persona kanë udhëtuar së bashku dhe sa herë. I kujtoj Nanos se mosbashkëpunimi i Policisë së Shtetit me komisionin përbën jo vetëm vepër penale”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here