Zviceranët shqetësohen për Albian Ajetin, sfida e radhës midis dy federatave

0
164

 

 

ajetiiZvicra shqetësohet për talentin 18-vjeçar të Baselit, Albian Ajeti, i cili është në planet e Gianni De Biasit. Gazeta më e madhe zvicerane “Blick” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë talentit me origjinë shqiptare, për të cilin po vjen koha që të zgjedhë përfaqësuesen ku do të luajë në të ardhmen. Në një prononcim për “Blick”, vëllai më i vogël i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Arlind Ajeti, ka zbuluar se Gianni De Biasi i ka dërguar një mesazh ku e pyet nëse do ta merrte në konsideratë ftesën për të veshur fanellën kuqezi. Zviceranët janë tepër të shqetësuar për faktin se trajneri i Shqipërisë po i luan të gjitha kartat për ta bindur djaloshin e Baselit që të ndjekë gjurmët e vëllait të tij. Por përgjigjja e Albianit, i cili pavarësisht moshës së re është ftuar nga përfaqësuesja U-21 e Zvicrës, është evazive. “Çdo gjë është e hapur”. Federata Shqiptare e Futbollit është e paralajmëruar. Nëse nuk e bind futbollistin të veshë fanellën kuqezi, shumë shpejt nuk do të mungojë ftesa nga kombëtarja A e Zvicrës. Albian Ajeti pritet të zgjasë kontratën me Baselin, ku gjatë këtij sezoni pavarësisht konkurrencës së fortë në fazën sulmuese, ka arritur të shënojë 2 gola në tetë ndeshje në të gjitha kompeticionet.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here