Momente prekëse live në ekran, Tabaku: Sa herë të marr një vendim, do ta marr si për fëmijët e mi!

0
163

E fortë, e palodhur dhe energjike në të gjitha këto javë të fushatës elektorale derë më derë dhe sy më sy, nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë, kandidatja e PD-së Jorida Tabaku ka shfaqur një vendosmëri të rrallë për të përmbushur misionin e rëndësishëm që i është ngarkuar në këto zgjedhje të 25 prillit 2021.

Dhe pikërisht atëherë kur nuk pritej, në ditën e fundit të fushatës, zonja stoike e PD-së është pushtuar emocionalisht dhe ka mbushur sytë më lot kur ka përmendur fjalën “fëmijë” në një deklaratë në A2CNN, një fjalë që kishte të bënte me një premtim të sajin, shumë personal, shumë të brendshëm, që me sa duket zbuloi dhe arsyen prej nga i buroi tërë ajo energji e ditëve të ndezura të fushatës.

“Unë premtoj – tha Tabaku, –  angazhohem në emrin tim që sa herë të marr një vendim, do ta marr njesoj si për fëmijët e mi! Do të mendoj për Arbën, për Irisin, për Drenin sa herë që shoh një fëmijë që vuan dhe do të më duket sikur e marr për fëmijët e mi!

Unë të kërkoj ndjesë se jam shumë e emocionuar, – tha kandidatja e PD, – por e ardhmja e Shqipërisë është në udhëkryq! Ne duhet të ngrihemi të gjithë në këmbë. Te votojmë për ndryshimin, ta largojmë këtë që na ka penguar sot e tetë vite që Shqipëria të jetë në këtë situatë,” theksoi Jorida Tabaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here