Pamje shqetësuese/ VIDEO-ja e plotë e sulmit me thikë në xhami…

0
119

Dalin pamjet e plota të sulmit të ndodhur tre ditë më parë në xhaminë ‘Dine Hoxha’ në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ku shtetasi Rudolf Nikolli, sulmoi me thikë duke lënë të plagosur 5 besimtarë myslimanë.

Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në brendësi të objektit, Nikolli fillimisht ka qëlluar me thikë, pronarin e një picerie pranë xhamisë.

Më pas është është futur në objektin e kultit ku po faleshin besimtarët dhe aty ka nisur sulmin e dytë.

Në pamjet vihet re që besimtarët largohen me shpejtësi sapo bien pre e dhunës së Rudolf Nikollit.

Në video shihet se si një prej tyre ikën me vrap për t’i shpëtuar, ndërsa autori vijon të qëllojë me thikë personat e tjerë që ndodheshin në xhami.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here