Komisioni i Rithemelimit: Balla pranoi publikisht aleancën e pazareve me Fraksionin e Vulës

0
162

Pas deklaratave të Taulant Ballës në Lushnje, që ka bërë fushatë për deputetin Lulzim Basha, ka ardhur edhe reagimi nga Komisioni i Rithemelimit.

‘Edi Rama dhe Taulant Balla kanë dalë hapur sot në mbështetje të Lulzim Bashës, duke bërë fushatë pro tij në Lushnjë.

Balla deklaroi publikisht atë që deri dje mbahej e fshehur: aleancën e pazareve me Fraksionin e Vulës.

Për çdo demokrat në Lushnjë dhe në të gjithë Shqipërinë, ka qenë e qartë prej kohësh se Basha e kishte lënë peng PD-në dhe opozitën në duart e Edi Ramës. Opozita e vërtetë, Shtëpia e madhe e Lirisë që ka ndezur kudo shpresën dhe besimin, i ka detyruar pazarxhinjtë që tashmë të dalin hapur.

Prandaj më 6 Mars të votojmë për t’i rikthyer Shqipërisë opozitën e vërtetë dhe shqiptarëve, shpresën!’, – shkruan në reagimin drejtoresha e Komunikimit e Foltores, Floriana Garo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here