Saimir Tahiri mbërrin në burgun e Fierit

0
174

Mesditën e sotme ka mbërritur në burgun e Fierit ish ministri Saimir Tahiri, ku do të kryej dënimin prej 3 vitesh e 4 muaj. Ai mbërriti rreth orës 16:00, i shoqëruar nga një patrullë dhe katër motorë policie, nën masa të rrepta sigurie!

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të vuajë dënimin e tij në burgun e Fierit, ndërsa burimet për gazetaren Anila Hoxha thanë se vendimi është marrë këtë të mërkurë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 4 shkurt dha vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, me ndryshimin që Tahiri do të vuajë në burg dënimin me 5 vite heqje lirie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here