EMRAT/ Kokainë dhe euro në banesë, dy të arrestuar në Korçë

0
134

Policia e Korçës ka arrestuar shtetasit Elton Adili dhe Andi Duka, të cilëve iu gjetën në banesën e marrë në përdorim nga njëri prej tyre, një sasi prej 129.2 gramë kokainë 2050 euro dhe një sasi përziersi për lëndën narkotike.

 

‘Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se dy shtetas në lagjen nr. 10, Korçë, ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin e tyre’,-njofton policia.

 

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Epilog”.

 

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.

 

Vihen në pranga 2 shtetas.

 

Sekuestrohen 129,2 gram kokainë, 2050 euro, një sasi prokusori (përzierësi) dhe një automjet.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar “Epilog”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve E. A., 41 vjeç, banues në Korçë dhe A. D., 44 vjeç, banues në Elbasan.

 

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se dy shtetas në lagjen nr. 10, Korçë, ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin e tyre.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here