VIDEO/ Si e parandjeu Tahiri pesë vjet më parë: Unë po shkoj në burg Lorenc!

0
117

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duket se e kishte parandjerë që më 19 tetor të vitit 2017 fatin e tij. Në nga intervistat e fundit që ka dhënë për mediat, duket se Tahiri ishte i bindur për fatin që e priste dhe se kurrë nuk do ta provonte pafajësinë e pretenduar.

 

Në një kohë kur në Kuvend kërkohej heqja e imunitetit të tij, në mënyrë që të gjykohej me pranga në duar, Tahiri paramendonte se një ditë do të përfundonte nëmos në të njëjtën qeli, në të njëjtën dhomë ajrimi me persona që vetë kishte kërkuar që të përfundonin pas hekurave të qelisë.

 

“Nuk kam asnjë surprizë në këtë histori, e prisja ta shihja një ditë, që i gjithë llumi të më vinte përballë dhe mua mund të më ndodhë që të shkoj të bëj burg me ata që kam arrestuar vetë, mund të më ndodhë,” – thoshte dikur Tahiri.

 

PJESË NGA EMISIONI DHE INTERVISTA:

 

Saimir Tahiri: Sot do kisha shokë dhe aleanca më të forta dhe sot nuk do më ndodhte asgjë. Kjo është zgjedhja ime dhe unë këtë do ta mbaj në kurriz pafund. Ta thashë edhe në qelinë më të fundit, derisa të nxjerr të vërtetën. Qytetarët duan të dinë deri sot, kanë besuar tek unë, një njeri normal që ka bërë detyrën edhe duke gabuar, apo te një bandit që shtirej për gjë tjetër. Qytetarët duan të dinë që unë si Ministër i Brendshëm luftova që policia të fitonte dinjitet dhe qytetarët të ishin të barabartë përpara policisë, apo që kam qenë një bandit në detyrë që i ka shkelur syrin një banditi. Qytetarët duan të dinë të vërtetën.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here