“Pse zërat e popullit nuk u bënë kurrë zëri i popullit”

Nga Elis Buba 

pema Mekanizëm asinkronik verbal (Esse)

 Anës detit i palarë,

Prane sofrës i pangrënë,

Pranë dijes i panxënë,

Lakuriq dhe i dregosur,

Trup e shpirt i sakatosur…

 

Kronikë e hidhur në vargjet e ëmbla, po aq pjesë e së sotmes sa edhe para thuajse njëqind vjetëve. Janë thjeshtë fjalë, por e kanë bashkuar popullin rreth tyre, me energjinë, saktësinë, ritmin dhe vrerin. Gjuha e përpunuar e kësaj pjesëze, që është një gurrë vlerash, të tejçueshme, flet më shqip se shqipja, sa i takon forcës së plotë të fjalëve elegante.

Bëj çudi me një mikun tim, teksa më pyet me këmbëngulje të pavetëdijshme, -Pse jemi kështu ne? Ta kam fjalën ne shqiptarët.- Na buron një thashethem i brendshëm, që ç’të të them. Janë bërë ca palaço specialistë të intelektualizmës, të vetëdijshëm, që edhe dijet themelore nga varietete shkencash, janë mësuar t’i absorbojnë nga dokumentarë në rrjet. Këta të fundit, jo vetëm kohën ta kursejnë në të nxënë, e ky është justifikimi madhor, por fraksionojnë atë që quhet njohuri, nga e përcjellë me të lexuar, me anë të fjalës, që ka një potencial të çmuar tek personat që e praktikojnë, në të përcjellë me të parë e dëgjuar media audio vizive, që të konsumon po aq kohë për të të dhënë një informacion, sa edhe të shërben për ta harruar sërisht informacionin e marrë.

Por ne nuk jemi të këtillë në kuptimin pezhorativ, vetëm për këtë arsye, i dashur mik. Për këtë arsye, janë të këtillë vetëm një pjesë e pseudo neo-intelektualëve. Pjesa tjetër e popullit, janë thjesht njëzet e katër orë në funksion të një tryeze të rrumbullakët, fjalësh, llafesh për më saktë, që lindin nga asgjë përveç nevojës, për të thyer heshtjen, për të thënë diçka. Këtu do më duhej ndoshta ndërhyrja e një shembulli.

Imagjinoni sikur në një mesditë të bukur pranverore, në një tavolinë të çfarëdoshme restoranti, do ulen, për të konsumuar një drekë të rastësishme, katër koleg pune. Për të qenë korrekt “politikisht”, dy vajza dhe dy djem. Një parantezë e rëndesishme është se dinamika e punës së tyre i detyron të jenë në kontakt të vazhdueshëm përgjatë gjithë ditës. Çfarë do të mund ti thonë tjetër njëri-tjetrit këta persona, që nuk ja kanë thënë gjatë pjesës tjetër të kohës? Do fillojnë të llomotisin derisa palëve do tu kujtohet ndonjë “dele e zezë”, që është shinjestra e perbashkët, dhe do ta tjerrin muhabetin gjërë e gjatë e do ta bëjnë triko. Kjo, thjeshtë sa për të mos ndejtur pa folur. Dua të theksoj se shembulli im, përfshiu rastësisht, katër kolegë. Në të mund të ishin përfshirë, katër gra nga lagja, dy shoqe të ngushta, që vdesin t’a cilesojnë mardhënien e tyre të ngushtë, si bythë e brekë, një çift të dashuruarish, dy plaka ose pleq, etj, kategotitë janë pafund.

Çfarë ndodh më pas? …pasi vetkuptohet, që nuk mbaron me kaq, sepse këtu është krijuar një opinion për dikë, me të drejtë pa të drejtë, është e një rëndësie të dorës së dytë. Më pas ndodh të kemi një ndryshim në mbajtjen e qëndrimit karshi personit të përgojuar. Ka plotë të nënqëshura, plotë kakarima e kështu mes palëve nuhatet një aromë e fortë negativiteti. Një riskë e kolektivitetit, u shbë papërcaktueshmërisht. Duke jetuar në një boulevard tavolinash, siç është edhe vendi ynë, fraksionime dhe hasmërime të kësaj natyre idiote, ndogjin me qindra në ditë. Shqipëtarët i shpërndajnë idetë dhe mendjet e tyre ndaj të tjerëve, me frymën e gjykimit të një dehjë pasdreke. Kjo mund të jetë një nga sepsetë e kaq shumë konfliktualiteti rreth nesh.

 

Tanimë jemi në një nivel tjetër, ku konfliktualiteti është fakt referencial, për dy palë të ndryshme.

I referoemi një dreke tjetër mes këtyre katër kolegëve, në një tjetër mesditë. Tashmë me vëmendjen e hedhur përgjatë gjithë shtrirjes së saj tek një temë e vetme, pasi e ritheksoj, jemi në një stad tjetër të ngjarjes le të themi. Variacioni dhe kompleksiteti i mardhënieve, më detyron të theksoj se jam në mes të një studimi të parimit, e jo të një ngjarje konkrete. Prandaj personat që une marr si shembull mund të jenë kushdo, por për ta bërë më fluide për përceptimin i mëshoj rishtas ndodhisë së parë.

Kur palët e dalluara e të përcaktuara mirë, kanë një konflikt të hapur e të mirnjohur edhe nga palë të treta, gjallon një ndjesi e fortë emocionale, në narracionin e ngjarjes karshi palëvë të treta, që janë tashmë në djeni dhe një eksitim emocional edhe më i fortë, kur narracioni i referohet palëve të treta që nuk kanë djeni të plotë mbi faktet. Kjo në njëfarë mënyre mendoj se bëhet për te rekrutuar e përfshirë brenda opinionit të folësit edhe palën dëgjuese, për të marrë më pasë aprovimin dhe të famshmen – Po, ke shumë të drejtë!-

 

Gjuha i jep njeriut edhe mundësinë që të përfshihet në një status të caktuar, mbi bazën e të cilit ai edhe vishet me një prestigj social ose (përkundrazi) me tiparet e një netëork-u pa prestigj, të papërfillur, të mënjanuar.

Nisur nga ky citim nga një profesori ynë i nderuar, marr spunton për të thënë se kësisoj krijohen “aleatët” ose e kundërta.

Do të doja kaq fortë të merrja për të mirqënë figurën e mësipërme ku thuhet se secili nga ne është në funksion njëzet e katër orësh, të një tryeze mbarë shqiptare. Nuk do të doja t’i përfill as si referencë, krahasime fantazmagorike, që na bëjnë neve matanë të katër anëve të kufirit.

Atëherë, të bëjmë sikur rrijmë shtrembër, e të bëjmë sikur flasim drejtë. Në një mendje të kultivuar gjithnjë lindin mendime kontradiktore me idetë e hedhura në një material të përftuar rishtas. Me më pak fjalë shumëkush mund të thotë me plotë të drejtë, – Në të gjithë botën ka thashetheme, ka opinione të shtrembëruara.-. Është e vërtetë, në një masë të madhe dhe të dukshme. Por si është e mundur atëherë që doket, traditat dhe zakonet e civilizimit perëndimor, të qytetëruar, nuk janë kaq mbytëse dhe inponuese. Si është e mundur,  po e kapim më thjeshtë, që ka  ende shqipëtarë që këmbëngulin në të tyren, p.sh. për të marrë një grua të virgjër për nuse. A thua se virgjëria është vlerë absolute mbi të gjithë vlerat e tjera, dhe në momentin që je e virgjër, nuk ke vese të tjera amorale, si hajdutëria, mashtrimi, tinzarllëku, llafazanëria, kopracia, shpirtligësia, tuafësia, naiviteti, shushkëria e së fundmi, ajo që kërkohët të shmanget, nga dhëndurrët e rinj, kurvëria. Po, po të nderuar. Edhe kurvat kanë qenë një herë e një kohë të virgjëra, por për një arsye apo një tjetër, jeta u rrodhi në atë drejtim, ku njerëzia i tregojnë me gisht, e kënaqen kur i përgojojnë. Ju kapa këtë shembull, sepse e di që edhe ju si unë, vdisni për këtë faqe të zezë të fanatizmit tonë. Sa i ngushtë është mendimi ynë i civilizuar, krahasuar me mendimin përëndimor të civilizuar?

Një nga personalitetet më të shquar në panteonin e mençurisë së njerëzimit, Johan Volfgang Gëte ka shkruar: “Shpesh ikin shumë vjet gjersa mendimi na shfaqet në trajtë të përsosur”. Rezonanca e këtij mendimi, e ardhur deri në kohën tonë, në realitetin tonë, më shtyn të pyes veten – Edhe sa vjet?-

Ushqej brenda vetes një përbuzje të përshpirtshme për pandërgjegjshmërinë shkatarruese të aktualitetit shqiptar. Sado mësyj me forcë në dheun e mëndjes time farën e shumëdashur të kulturës së rafinuar, aq më shumë më duket e kotë kjo punë. Nëse deri dje mendoja se masat e injorancës janë një bërthamë e kapërdishme nga sistemi shoqëror dhe mardhëniet psikokulturore që krijohen brenda tij, nëse deri dje mendoja se dija e absorbuar në tallazet e viteve, do shërbejë në diçka, tanimë nuk mundem më ta përkrah këtë mendim. Shoh injorantë, uliganë, hajdutë, përversë, të paaftë, kryeneçë, dordolecë, kapadainj, mëndjemëdhenj, kriminela, tradhëtarë, vrasës, harbutë, tutkunë, që janë më të lumtur me vyeshmërinë e asaj që kanë, seç jam unë sot. Ky vend është park lojrash për të fortët dhe shokët e tyre. Ne jemi lodrat. Dhe e dini pse jemi pikërisht ne lodrat. Sepse jemi të parët që i adhurojmë me aq patetizëm,  ngadhnjim e përgjërim. Jemi të parët që ua mbushim lokalet plotë. Jemi të parët që nuk kemi aftësi tjetër përveç të llafosemi, të përgojohemi përçahemi mes vetes, ripërtypemi thjesht për të shtyrë jo kohën, por kafen, që mbush qesen e mikut…, në mënyrën më interesante të mundshme.

Frustrohemi nga varfëria dhe nga rrënjët e konflikteve që lindin prej dallavereve tona merr ton një jetë e tërë, jetë shqipëtare, jetë shqiptarësh pa zë për çështjet e rëndësihme.

Ku e lam’ e ku na mbeti

Vaj vatani e mjerë mileti

 

…por fjala, siç e ka thënë edhe Kadareja, që fjalët e kanë bërë atë që është, do të jetë e fundit…fjalë.

 

 

 

 

 

Share it :