“Kokë më kokë” nga Shkodra në Durrës, kandidatët e Ramës përballë atyre të Berishës

0
129

Partia Socialiste e Shqipërisë dhe grupi i Sali Berishës kanë vendosur kandidatët me të cilët do të kërkojnë fitoren në gjashtë bashkitë në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në datë 6 mars. Tashmë priten emrat që do të vendosë Lulzim Basha, por edhe LSI-ja dhe partitë e tjera që janë regjistruar.

 

Por si është përballja me kandidatët aktualë?

 

Në kryeqendrën e veriut gara pritet që të jetë më e fortë, bastioni demokrat rrezikon shumë. Një PD e ndarë në dyshë favorizon PS-në që të marrë “kështjellën” blu, Shkodrën.

 

Në pritje të kandidatëve të Lulzim Bashës, Sali Berisha do të garojë me Bardh Spahinë përballë prefektes Majlinda Angoni nga radhët e socialistëve.

Në Dibër përballë kandidatit socialist Rahim Spahiu garon Premtim Kryemadhi nga grupi i Berishës. Durrësi është një tjetër bashki e madhe që do të “luftohet” deri në fund.

 

Sali Berisha zgjodhi Ardian Mukën përballë kryetares aktuale, Ermirjana Sako.

 

Në Vorë, Edi Rama  i besoi një mësuesi, Blerim Sheraj, që ishte risia e vetme e listës, ndërsa Sali Berisha, Lulzim Vranën.

 

Në Rrogozhinë nëse nuk ka kandidatë të tjerë kryetari në detyrë Edison Memolla garon përballë Hekuran Xhanit. Lushnjen, ish-kryeministri ia besoi djalit të ish-deputetit, Elton Bano, PS emrin do ta zbulojë ditën e martë.

 

Sali Berisha sot zyrtarizoi emrat, por si do të kandidojë? I pavarur, apo në koalicion mbetet për t’u parë.

 

Kandidatët e PS në zgjedhje e 6 marsit:

Bashkia Shkodër-Majlinda Angoni

Bashkia Dibër-Rahim Spahiu

Bashkia Vorë-Blerim Sheraj

Bashkia Rrogozhinë-Edison Memolla

Bashkia Durrës-Ermirjana Sako

Bashkia Lushnje-vendoset të martën

 

Kandidatët e Sali Berishës

Lulzim Vrana- Vorë

Premtim Kryemadhi-Dibër

Hekuran Xhani-Rrogozhinë

Ardian Muka -Durrës

Elton Bano-Lushnje

Bardh Spahia-Shkodër

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here