E tmerrshme/ Familja denoncon: Trupi i djalit të vdekur iu kthye pa organe…

0
125

Një baba i mërzitur është ende në kërkim të përgjigjes pasi thotë se trupi i djalit të tij i është kthyer pa shumicën e organeve. Mike Mansholt ishte vetëm 17-vjeçar kur shkoi në pushime pa prindërit në vitin 2016, por përderisa po qëndronte në Maltë, ai u zhduk dhe trupi i tij u gjet pas tetë ditësh.

Kur hetuesit e gjetën trupin, raportohet se ai nuk kishte thyerje por i mungonin disa organe. As hetimet e mëvonshme në Gjermani nuk kishin arritur ta përcaktojnë zyrtarisht shkakun e vdekjes. Trupit i ishin hequr këpucët dhe bicikleta e djaloshit ishte gjetur disa metra larg tij.

Kur familja e pranoi trupin, ata e vërejtën se ai ishte shumë i lehtë. Kufoma u dërgua për analizim në spitalin e Hanoverit për ta zbuluar më mirë se çka i mungonte trupit të tij. Babai i djaloshit tha se trupit të tij i mungonte zemra, truri, mushkëritë, mëlçia, pankreasi, gjëndrat e adrenalinës, veshka e djathtë, fshikëza dhe lukthi.

Sipas rezultateve të autopsisë së autoriteteve gjermane, nuk kishte dëshmi se organet ia ka ngrënë ndonjë kafshë dhe u zbulua se trupi ishte balsamosur. Prindërit po kërkojnë përgjigje për tërë këtë tragjedi dhe për organet e hequra nga trupi i djalit të tyre, shkruan “Ladbible”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here