DETAJE/ Krimi makabër nga shqiptarët në Itali, gruaja u vra në gjumë

0
116

Detaje të reja bëhen me dije nga mediat italian lidhur me vrasjen e gruas marokene Khadija Bencheickh, e që nxjerr në dritë edhe më shumë makabritetin e këtij krimi.

Raportohet se ka dyshime që 46-vjeçarja u vra në gjumë natën e 29 dhjetorit në banesën ku jetonte bashkë me 51-vjeçarin Agim Ajdinaj, në rrugën “Piazzale Olimpia” 54 në Verona. Ky i fundit akuzohet si ekzekutori i marokenes, ndërsa nipi i tij Lisand Ruzhdija, 27 vjeç, akuzohet si bashkëpunëtor në copëtimin e trupit të gruas dhe transportimin e saj në një zonë me ullishte në fshatin Valeggio (po në Verona).

Brenda dy ditësh pritet që dy shqiptarët e arrestuar me urdhër të prokurorisë, të dalin para gjykatës për masën e sigurisë.

Ndërkohë, gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e banesës ku jetonte çifti dhe garazhit, për të bërë analiza të mëtejshme nga hetuesit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here