Laboratori i dokumenteve të falsifikuara për SHBA dhe BE/ Në krye të grupit qëndronte një punonjës i gardës, dhe biznesmeni që djalin ia vrau Konstandin Xhuvani

0
123

Mes 4 personave të arrestuar nga Policia e Lezhës në lidhje me laboratorin që kryente falsifikimin e dokumenteve të shumta, përfshirë edhe pasaporta të disa shteteve europiane, është dhe një efektiv i Gardës së Republikës.

Sipas burimeve nga Policia e Lezhës, punonjësi i Gardës është shtetasi Henri Haxhiraj, i cili menjëherë pas zbulimit të rastit dhe arrestimit të tij, është pezulluar nga detyra.

Nga veprimet hetimore të kryera është vërtetuar se i riu Haxhiraj ishte pjesë e një grupi që prodhonte dokumente dhe pasaporta të falsifikuara, për individë që dëshironin të udhëtonin në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Bashkimit Europian.

SI DREJTOHEJ GRUPI

Koka e këtij grupi kriminal falsifikatorësh rezulton të jetë Pertef Musabelli.

Emri i tij nuk rezulton i skeduar më herët në listën e Policisë, por ajo që dihet është fakti se ai është babai i Alfred Musabellit, i riu që mbeti i vrarë në Qytetin Studenti nga Kostandin Xhuvani.

Në dosjen hetimore thuhet se Musabelli kishte të gjithë logjistikën e laboratorit për krijimin e dokumenteve false dhe mbante kontaktet me persona të tjerë, që siguronin pagesat dhe klientelën.

Musabelli, së bashku me punonjësin e Gardës së Republikës, shërbenin si koordinatorë dhe, kundrejt shumave monetare, arrinin të nxirrnin dokumente false me qëllim për të udhëtuar në drejtim të disa shteteve të Europës dhe deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri në këtë fazë të hetimit është provuar plotësisht implikimi dhe roli drejtues i Pertef Musabellit dhe gardistit Henri Haxhiraj.

Kjo pasi gjatë ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm, një agjent Policie ka arritur të infiltrohet në këtë grup, duke nxjerrë në 5 raste pasaporta të falsifikuara dhe dokumente të tjera false.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here