Misteri që rrethon vetëvrasjen në Linzë dhe letra që iu gjet në xhep, merren në pyetje familjarët

0
157

Një 69-vjeçar u gjet i vrarë mesditën e djeshme, i ulur poshtë dhe me një pistoletë pranë dorës. Sipas policisë, viktima ka vrarë veten në rrethana ende të paqarta. Në xhep iu gjet një letër lamtumire, ku kishte shkruar edhe amanetin e fundit për fëmijët. “Mbani afër mamin…”, shkruante ndër të tjera në letër Gani Çela, baba i 4 fëmijëve, nga Përmeti dhe banues në zonën e “Freskut”, në Tiranë. Ai i kërkonte policisë që të mos merrej me këtë ngjarje, pasi e kishte bërë vetë.

“Policia të mos merret kot me këtë problem. E kam bërë me dashje. Mbani afër mamin…” – shkruhej në letër. Ngjarja ndodhi në zonën e Linzës, në Tiranë, vetëm pak metra larg repartit RENEA, pranë varrezave të fshatit. Megjithatë grupi hetimor mori në pyetje familjarët e viktimës, gruan dhe djemtë e tij, për të mësuar ndonjë motiv të mundshëm që e ka çuar atë drejt vetëvrasjes.

 

I çuditshëm është fakti që familjarët e tij nuk i dinë arsyet e këtij veprimi. Çela nuk kishte probleme depresioni apo të ndonjë natyre tjetër shëndetësore që ta detyronte t’i jepte fund jetës. Familjarët kanë pohuar se ai nuk kishte as probleme ekonomike, borxhe apo grindje në familje, pasi ishte njeri i qetë. Mbetet mister motivi i vetëvrasjes si dhe ku e kishte gjetur armën, pasi askush nga familjarët nuk ishte në dijeni të saj. Hetimet vazhdojnë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency